Lajme nga vendi
Të festojmë të gjithë së bashku “Mbrëmje dibrane”me muzik që ta kënaq shpirtin nesër (e premte 20 dhjetor ) në Restorant ‘Ahengu’ në Tetovë
Mbrëmje dibrane, organizohet nesër e premte 20 dhjetor 2024 në Restorant ‘Ahengu’ me fillim në ora 19:00. Kjo mbrëmje ka për qëllim të mbledh jo vetë dibranët që jetojnë në rajonin e Pollogut por të gjithë qytetarët ata që kanë dëshir të njihen mes veti, të shoqërohen, të flasin për traditat e Dibrës por mbi të gjitha të kalojnë një mbrëmje të paharuar nën tingujt e muzikës shqiptare .
Grupi inicues dëshiron që këtë aktivitet ta bëj traditë dhe viteve në vijim. Por, në këtë mbrëmje do të ketë darkë dhe muzikë për disponimin e mysafirëve do të kujdesen këngëtarët shum të dashur në trevat shpiptare , Artan Bakija dhe Veton Sopoti
Ndryshe, Dibra njihet për atmosferën e bukur që bëjnë dibranët në ahengje të ndryshme. Dibranët njihen për traditën, kulturën, ushqimet dhe njerëzit që shquhen për modestinë dhe të përshtatshëm gjithkund!
Biletat për mbrëmjen dibrane i rezervoni tek Flora Kasapi Sherifi në 075 -250-082
/TV KOHA/
Lajme nga vendi
Ristoska jep dorëheqje nga Komisioni për Antikorrupsion
Anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska, sot i paraqiti dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Siç thotë ajo, ky vendim erdhi pas disa javësh dyshimesh të shprehura në publik në lidhje me punën e saj.
“Pas disa javësh polemikash publike dhe dyshimesh të shprehura në lidhje me punën time në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kam marrë vendimin të paraqes një dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, shkroi Ristovska në një dorëheqje me shkrim të paraqitur Kryetarit të Kuvendit.
Më parë, KSHPK hapi dy raste kundër aktivistes antikorrupsion, e cila, sipas opozitës, po pengon përpunimin e raporteve kundër qeverisë. Rasti i parë ka të bëjë me faktin se një kompani në pronësi të njërit prej djemve të Ristovskës mori para në një fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga kandidatët presidencialë Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Dafkova nga OBRM-PDUKM.
E njëjta kompani mori para edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga LSDM, ndërsa Ristovska në atë kohë ishte ndihmëse auditore shtetërore.
Lajme nga vendi
SHKARKOHET KRYESIA E BESËS – VLEN NIS TË FORMËSOHET!
Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.
Kuvendi i Lëvizjes vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in.
Me këtë rast, Kuvendi autorizoi kryetarin Bilall Kasami të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm, me një zgjidhje që respekton parimin e drejtësisë dhe dëgjon zërin dhe vullnetin e votuesit të VLEN-it dhe gjithë shqiptarëve.
Por, Kasami tha se pjesa më e madhe e partive që përbëjnë koalicionin nuk janë të strukturuara me këtë ide që t`I japin hapësirë VLEN-it.
“Aleanca me në krye Arben Fetain nuk ka organe partiake, poashtu edhe LD-ja, poashtu edhe faktorë tjerë sic është Bekim Qoku si përfaqësues I VV-së që e dijmë se edhe ata e kanë patur idenë për themelimin e një subjekti politik”
Në mbledhjen e Kuvendit u diskutua gjithashtu puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa në Qeveri. Kuvendarët e përkrahën konstatimin e kryetarit Kasami se Besa ka kapacitet për shumë më shumë punë sesa është bërë deri tani.
Kasami u shpreh i prerë se derisa bëhet fjalë për qeveri politike, BESA vendos se cili Ministër do ta përfaqësojë në Qeveri.
Në këtë mënyrë ai ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Mickoski lidhur me punën e Fatmir Limanit në Qeveri.
Derisa bëhet fjalë për qeveri politike, pjesëmarrëse në qeveri janë partitë politike dhe derisa ne do të jemi pjesë e asaj qeverie do të kemi të drejtë të propozojmë përfaqësuesit tanë në Qeveri”
Në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa mbërriti edhe Ministri, Fatmir Limani. Para nisjes së mbledhjes ai kërkoi nga Kuvendarët, sic tha, maturi dhe kthjelltësi.
“Veprime që u takojnë nivelit të politikanëve që janë të matur, nuk guxojnë të prishin strukturën e VLEN-it sepse rikthehemi në kohën pas dhe krijojmë hapësirë për strutura tjera të kyçen në qeveri”
Kreu I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit me provimin e jurisprudencës në shqip, duke potencuar se puna e Ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, lë shumë për të dëshiruar.
“As Ministri në fjalë e as dikush tjetër nuk duhet që pozitën e tij, suksesin apo dështimin, ta kushtëzojë me tema ndëretnike dhe nëse edhe më tutje do të ketë kësi tentime ne si Besa dhe si VLEN do të japim qëndrimin tonë. Lidhur me cështjen në fjalë, Qeveria ka kapacitet që këtë ta zgjidh. Ministri besoj e ka kompetencën e plotë që shumë shpejt ta zgjidh këtë cështje, por po shihet që nuk ka vullnet prandaj si pjesë e qeverisë këtë do ta zgjidhim me ligj”
Kasami nuk ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë lider I VLEN-it. Ai tha se është I gatshëm, por vetëm nëse bashkërisht me partitë tjera konstatohet se mund të marr këtë pjesë të obligimit.
Lajme nga vendi
SHBA – RMV: MARRËVESHJE PËR TREGTI RECIPROKE ME HEQJEN E TARIFAVE!
SHBA-të dhe RMV-ja arritën marrëveshje kornizë për tregti korrekte dhe reciproke, me të cilën hapen mundësi të reja për eksportuesit nga Maqedonia dhe thellohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Sipas kornizës së dakorduar, Maqedonia e Veriut tërësisht do t`i shfuqizojë të dhënat doganore për të gjitha prodhimet industriale dhe bujqësore nga SHBA. Njëkohësisht SHBA-të do të mbajën 15% të tarifave për një pjesë të prodhimeve të Maqedonisë, por do ta shqyrtojnë mundësinë që disa kategori të caktuara të fitojnë shkalla doganore prej 0%.
Me vendimin paraprak të prillit të vitit të kaluar, Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi vendimin për vendosjen e tarifave reciproke prej 33% për Maqedoninë e Veriut.Marrëveshja e re zëvendëson këto masa me tarifa më të ulëta dhe më fleksibile.
Kryeministri Mickoski vlerësoi se marrëveshja është tregues I qartë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.
“Pas marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljen e dialogut postmonitoring me Këshillin e Evropës pas 26 viteve, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë të përbashkët midis SHBA-së dhe RMV-së për tregti reciproke. Kjo deklaratë paraqet sinjal të fuqishëm për mbështetjen që e gëzojmë nga SHBA dhe trason rrugën drejt marrëveshjes gjithë përfshirëse me tarifa jo më të larta se 15%, kurse për disa prodhime edhe 0%” – ka shkruar Kryeministri Mickoski nëpër rrjetet sociale.
Në komunikatën nga Shtëpia e Bardhë potencohet se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për finalizimin e marrëveshjes, gatishmërinë për nënshkrimin e saj dhe zbatimin e procedurave të nevojshme vendore për ta vënë në funksion.

