Lajme nga vendi
VLEN garanton se do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin pa asnjë kompromis.
Si përfaqësues të denjë të shqiptarëve koalicioni VLEN është i përkushtuar maksimalisht drejtë realizimit të zotimeve tona që me gjithë qenien tonë gjithkund e çdoherë do të punojmë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin e instaluar nga pushteti kaluar. Ndaj, sot me ju qytetarë të nderuar po ndajmë edhe shqetësimin tonë që edhe kësaj radhe nuk u befasuam por u zhgënjyem kur zbuluam që pushteti kaluar dëshmuan se janë hajna të paskrupull që kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër.
Këtë gjë e bëjnë vetëm ata që nuk ia dinë vlerën as librit e aq më pak teatrit. Se jeni të pa lexueshëm e udhëheqësit e shtëpive kulturore i keni mbajtur drejtor për tu kënduar këngë e valle ka qenë e ditur e kemi parë. Por, se në këto fusha keni vjedhur kjo është e pritshme por e pahijshme.
Të nderuar qytetarë,
Prokuroria Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi dhe propozim akuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizik në lidhje me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë manipuluar dokumentet dhe rregullat e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për furnizime publike dhe e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me çka, kanë përfituar rreth 13.5 milionë euro.
Kjo dëshmon dhe vulos se pushteti i kaluar kanë qenë hajdutë të pangopur kanë vjedhur pa masë, prandaj edhe dënimi që ia dhatë ju në zgjedhjet e fundit po merr kuptim dhe ka edhe më shumë peshë. Ju vetëm do të vazhdoni e të dëgjoni ne ju porosisim që nuk duhet aspak të befasoheni nga këto që do t’i dëgjoni në vazhdim. Sepse, ne me vetëdije të plotë e profesionalizëm maksimal po hetojmë secilin krim dhe korrupsion të pushtetit të kaluar.
Ky rast i freskët i korrupsionit na jep përgjigjen më të kompletuar mbi pyetjet tona e të gjithë qytetarëve se pse projektet kapitale që i fillonte BDI nuk kishin fund. E natyrshme është të parashtrojmë pyetje akoma edhe pse tashmë përgjigjen e kemi të gatshme, por përse spitali i Kërçovës nuk u ndërtua me vite, 12 kilometrat Shkup – Bllacë zgjatën me dekada akoma nuk janë përfunduar, autostrada Kërçovë – Ohër, shkolla fillore në Çashkë, shkolla e mesme në Kumanovë, ujësjellësi në Likovë, kanalizimi në Zajaz, e qindra projekte të tjera që kishin ngecur pa përfunduar. Sepse, me gjasë në gjitha këto projekte janë tentuar të gjinden rrugë që së pari të vjedhin e pastaj nëse ngel buxhet të punojnë.
Pra, jeni mësuar tashmë që pothuajse çdo natë të dëgjoni lajme të natyrës se buxheti i shtetit është dëmtuar me kaq milionë euro, miliona të tjerë janë keqpërdorur, e kështu me radhë. Këto janë parimet me të cilat ka vepruar pushteti i kaluar.
Fundi i tyre do të jetë edhe më i trishtë. Kultura shqiptare e bibliotekat do të ndërtohen pa u vjedhur, e do të pasurohen me vepra e tituj për të pasuruar mendjet e jetën kulturore të qytetarëve tanë. Hajnat që kanë vjedhur tani janë mes rrugës që e krijojnë vet arratinë apo rrugës së vetme që i ka ngelur brenda vendit që të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në qeli.
Hajnat prapa grilave, qytetarët do të jenë triumfues e para hajnave. Hajnat do të ngelin pa dinjitet, qytetarëve do tu kthehet dinjiteti i humbur nga keqqeverisja.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

