Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria tërheq propozim ligjin për arsim të mesëm, ku kërkohej intonimi i himnit

Published

on

Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, kaloi në lexim të parë në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës , ligjë ky i cili parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit.

Mirëpo, siç mëson Klan Macedonia, Qeveria e ka tërhequr propozim ligjin për arsim të mesëm.

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska ditë më parë duke e thirrur në propozim ligjin në fjalë, tha se të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet duhet t’i respektojnë simbolet kombëtare të këtij shteti.

Po ashtu, në të njejtin ligjë propozohei që edhe  shkrimi i orëve të mësimit në të dy gjuhët, shqip dhe maqedonisht. /tvklan.mk

Lajme nga vendi

MESAZHE NGA SAMITI I 10-të I LIDERËVE TË BASHKËSIVE FETARE ISLAME

Published

on

Krerët e të gjitha Bashkësive Fetare Islame u mblodhën në Shkup ku nën organizim të BFI-së dhe Dijanetit të Turqisë u organizua samiti i 10-të i liderëve të Bashkësive Fetare Islame.

Në një botë të trazuar nga konflikte dhe tensione, njerëzimi po përballet me sfida që kërkojnë jo vetëm zgjidhje politike, por edhe udhëzim moral dhe shpirtëror.

Në këtë kontekst duhet gjetur edhe mesazhi kryesor nga ky samit.

Në këtë Samit mori pjesë edhe  kreu i Kryesisë për Çështje Fetare në Republikën e Turqisë, Safi Arpagush. Sipas tij, qytetet ballkanike i kanë mësuar njerëzit të jetojnë së bashku edhe para se të njihnin dallimet e tyre.

Në këtë samit morën pjesë edhe krerët e Bashkësive Fetare nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe vendet tjera nga Ballkani Perendimorë, po edhe përfaqësues të lartë politik nga vendi.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj

Published

on

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së.

“Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit do të monitorohet gjatë gjithë procesit të negociatave për pranimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE”, thekson Sofja.

Siç raportohet nga mediat bullgare, në qëndrimin e tyre, anëtarët e komunitetit bullgar në vend shprehin shqetësim për mungesën e reflektimit të plotë në draftin e planit të veprimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre nga dhjetori 2025.

Sipas tyre, dokumenti vazhdon të mos adresojë mjaftueshëm problemet e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ofron mekanizma efektivë për tejkalimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryeministri Mickoski, do të sigurohemi që Struga të lidhet me autostradën e “Korridorit 8”

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pavarësisht reagimeve të UNESCO-s, do të sigurohen që Struga të lidhet me autostradën e Korridorit 8, përcjell TV21. Mikcoski tha se nuk do të lejojë polarizim etnik të kësaj çështje.

“Kush tha se Struga nuk do të lidhet me autostradë? Qytetarët e Strugës duhet të jenë rehat, sepse kjo qeveri është qeveri në gjithë territorin e shtetit dhe nuk do të harrojë askënd, siç e kemi treguar deri tani. Përfshi qytetarët e Kërçovës, përfshi qytetarët nga Vevçani, nga Debërca, nga Ohri dhe në të gjithë territorin dhe përfshi të gjithë komunat që janë përgjatë Korridorit 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet, e para. E dyta, konstruksionet dhe tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës, partive të caktuara politike dhe mediumeve të caktuara, nuk do ta komentoj. Deri sa të jem kryeministër nuk do të lejojë polarizim etnik të shtetit, sepse nëse ashtu shohim, fillimisht komunat Kërçovë, Debërc, Ohër, Strugë dhe Vevçani, shumicë e banorëve janë bindshëm maqedonasit, kështu që politikanë të caktuar nga blloku shqiptar në opozitë nuk do t’i komentoj. E dyta, neve si qeveri na konvenon që të ndërtohet, sepse kështu rritet PBV-ja”, theksoi Mickoski.

Mickoski tha se segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë është tërhequr pasi është në pjesën e perimetrit që është i mbrojtur nga UNESCO, ndërsa tha se deri në qershor do të dihet fati i këtij segmenti.

“Qeveria e kaluar, nga realizimi i Korridoreve 8 dhe 10D, projektet, ka realizuar për tre vite vetëm avans, dhe për atë avans, me shumë gjasa ka paguar provizion. Deklarata ime ishte se po, ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht se çfarë do të ndodhë. Dje dhe sot ministri Mucunski është në Paris, në bisedime me kryesinë e UNESCO-s, ata do të vinë në Maqedoni, dhe nëse ajo trajektore që e kanë paraparë, ende është kontestuese për UNESC-n, do të kërkojmë mënyrë tjetër, absolutisht se qytetarët nuk do të mbeten pa lidhje, por gjithashtu, mirë është që ta parashtrojnë këtë pyetje te politikanët shqiptarë, jo në Maqedoni, në Shqipëri, sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafë Thanë, nuk do të jetë as magjistrale, por do të jetë 20-25 km para Qafë Thanës, kjo është pyetja e vërtetë”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat