Lajme nga vendi
Rrugët të kalueshme, banorët ankohen se nuk janë pastruar
Rruga kryesore për në fshatrat e Malësisë së Tetovës që kalon përmes fshatit Shipkovicë, është vështirë e kalueshme. Reshjet e borës që kanë rënë gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit kanë bërë që në rrugët e malësisë së Tetovës banorët të kenë shumë probleme gjatë lëvizjes me automjete. Këto rrugë janë të kalueshme por vetëm me pajisje dimërore. Banorët janë ankuar se rruga nuk është e pastruar dhe hasin në shumë vështirësi në këtë periudhë. Ata janë të ndarë në opinionet e tyre, disa thonë se bageri ka kaluar dhe se janë të pastruara pjesërisht. Ndërsa disa banor të tjerë thonë se bageri që ka pastruar rrugën është bageri fshatit dhe se kompani e angazhuar nga ana e komunës së Tetovës akoma nuk ka kaluar në këtë fshat.AnketaNdërsa drejtori I ndërmarrjes publike komunale Tetova –Tetovë Samet Bislimki thotë se rrugët brenda në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme , por me kushte dimërore. Samet Bislimi- drejtor i NPK Tetova Kompania kontraktuese po punon intezivishte dhe mundohet të jetë sa më pastër dhe sa më mirë si pasojë e reshjeve të borës dhe gjatë gjithë kohës janë në terren, rrugët janë të kalueshme në qytet dhe fshatrat e malësisë së Tetovës , por është e logjikshme që patjetër duhet të ketë pajisje dimërore që të mos krijomë kaos në komunikacion. Informacionet i kemi se në të gjithë fshatrat e malësisë rrugët janë të kalueshme por me pajisje dimërore.” Nga komuna e Tetovës thonë se kompania e kontraktuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve gjatë gjithë kohes është në terren dhe po punon intensivisht si rezultat i reshjeve të borës. Të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatrat e malësisë së Tetovës janë të kalueshme dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht. Apelohet te qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të mbajnë pajisjet dimërore me vete për të mos krijuar kaos në komunikacion.U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe në vende jo adekuate për shkak se pengojnë procesin e punës.Ndryshe, tenderi për pastrimin e rrugëve është tre milion denarë për rërë dhe krip , ndërsa për pastrimin e rrugëve katër milion denarë . TV KOHA


Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

