Lajme nga vendi
Mexhiti: Dinjitet për pensionistët, 5.000 denarë më shumë!
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se nga marsi 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti.
“Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët.
Protestat dhe kërkesat e tyre ishin një thirrje e drejtë, dhe ne e kemi dëgjuar atë. Dhe, nuk mbaron këtu me kaq. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për një të ardhme më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme nga vendi
Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara
Më 11.02.2026, rreth orës 10:30, në DPB Gostivar, 23-vjeçari S.B. nga Gostivari ka paraqitur kallëzim se nga llogaria e tij bankare janë realizuar katër transaksione të paautorizuara. Sipas tij, përmes pagesave online janë tërhequr gjithsej 20.736 denarë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.
“Më 11.02.2026, në orën 10:30, në DPB Gostivar, personi S.B.(23) nga Gostivari ka denoncuar gjithsej 20.736 denarë për pagesa përmes internetit, të cilat ai nuk i ka kryer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme nga vendi
MICKOSKI NUK E JEP FATMIR LIMANIN – BESA MBAN KUVENDIN QENDROR!
Kryeministri Mickoski ka rikujtuar partnerin qeveritar të VLEN-it, Bilall Kasamin, se si Kryeministër është kompetent për zgjidhjet kadrovike në Qeveri.
Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pasi Kasami deklaroi se në përgatitje e sipër është ndërrimi I mundshëm I Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani, për shkak të pakënaqësisë nga puna e tij në ekzekutiv.
Përplasja Kasami – Limani kulminoi pas zgjedhjeve lokale ku Ministri ishte kandidat për Kryebashkiak të Kërçovës, por i humbi zgjedhjet.
“Unë jam i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe mendoj se është një vlerë e shtuar në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatuesi I Qeverisë dhe unë e përpiloj qeverinë, nëse dikush këtë e ka harruar, ja ia rikujtoj”
Gjatë një aktiviteti në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka komentuar këto zhvillime duke pohuar se në mbrëmje mblidhen organet partiake për të marrë vendime.
““Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”
Lëvizja Besa përmes një komunikate ka njoftuar se sonte me fillim në ora 19.00 mban mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë. Mbledhja do të mbahet në selinë partiake në Tetovë.
Lajme nga vendi
Jep dorëheqje kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018.
Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

