Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Ajri ndotur si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit

Published

on

BDI non grata vazhdon të nënvlerësoj intelegjencën e qyetarëvetanë që e dënuan me votë këtë kastër korruptive të stërvjetruar. Ky klub njerëzish të etur për pushtet e të zhytur në korrupsion me vite të tëra kanë udhëhequr me mjedisin me kuadro katastrofal që për pasojë edhe sjellën këtë gjendje. Madje, nuk duhet të harrojmë edhe nismën e kaçakut, Artan Grubi, që tentoi BDI-në ta shndërroj në parti të gjelbër pasi kishin shkatrruarmjedisin, por edhe në këtë tentativë dështuan siç dinë më së miri vetë ata.

Ajri ndotur e mjedisi shkatërruar janë si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit të kaluar, të cilët Ministrinë e Mjedisit e trajtonin si institucion të parëndësishëm e sa për ta bërë ndokënd ministër. Pra, për ish pushtetin Ministria e Mjedisit ishte produkt tregu që plotësonin pakënaqësitë e tyre.

Ajri ndotur në Shkup daton shumë herët. Ne po sjellim në kujtesën tuaj kohën e ish ministrit të BDI-së, Sadulla Duraku, siç preferojnë ta quajnë ata gaga. I cili pa fije turpi e pëgjegjësie kur pyetej nga gazetarët për këtë temë që qytetarët po shqetësohen për ajrin e ndotur. Përgjigja e tij ishte si në vijim: “nuk brengosem unë çfarë mendojnë qytetarët”.

Pra, me këso kuadro të BDI-së mjedisi erdhi në gjendje të mjerueshme e ajri ndotur ka depërtuar vendbanimet tona. Por, tani kjo çështje ka marrë fund sepse BDI në opozitë gjitha gjërat po vijnë binar.

Prej kur VLEN është në pushtet jan ndarë 50 milionë euro, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për komunat. Me çka do të kenë mundësi të zhvillojnë projekte të rëndësishme në fushën e mjedisit.

Advertisement

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nën udhëheqjen e ministrit Mexhiti suksesshëm ka fituar donacion të Bashkimit Evropian, me çka kemi siguruar 6 autobusë ekologjik. Ndërkaq, si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit.

VLEN të përkushtuar maksimalisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur nga papërgjegjësia e ish pushtetit.

 

Lajme nga vendi

Pendarovski: Pa ndryshime thelbësore, LSDM rrezikon zhdukjen

Published

on

Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.

Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.

“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.

Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.

Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.

Advertisement

“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!

Published

on

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.

“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.

Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.

Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.

Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT

Published

on

Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.

Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.

Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.

Continue Reading

Më të lexuarat