Connect with us

Lajme nga vendi

Prej nesër komunat në RMV mund të aplikojnë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal

Published

on

Zëvendësministri dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski dhe Fatmir Sabriu, sot morën pjesë në prezantimin e thirrjes së tretë publike për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, në kuadër të projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës Botërore. Shërbimet sociale që do të financohen përmes thirrjes janë shërbimet në shtëpi dhe shërbimet në komunitet.

Kjo thirrje, thonë nga Ministria, paraqet një mundësi për të rritur ndjeshëm numrin e komunave në të cilat zhvillohen shërbimet sociale, nga 41 komuna deri më tani, në të paktën 20 komuna të reja.

“Unë jam rregullisht në terren dhe rezultatet e aktiviteteve tona i shoh përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, prandaj fuqimisht ju inkurajoj që të paraqiteni në numër më të madh, veçanërisht kur thirrja për shprehje interesi do të jetë aktive nga nesër”, tha Velkovski, duke iu drejtuar përfaqësuesve të pranishëm të komunave.

Ai iu referua përpjekjeve të Ministrisë për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, si dhe në hapjen e mundësive të reja për të vazhduar krijimin e ndryshimeve domethënëse për qytetarët, me theks të veçantë tek më të cenuarit.

Velkovski i theksoi çështjet kryesore që janë në fokus të punës së Ministrisë. Si të tilla, ai veçoi: integrimin e sistemit të mbrojtjes sociale – përmes prezantimit të një zgjidhjeje të re softuerike që për herë të parë do të ofrojë pasqyrë të të drejtave dhe shërbimeve të përdorura nga të gjithë anëtarët e një familjeje, pagesat përmes kartave për ndihmë sociale – në mënyrë specifike dhe ekskluzive për plotësimin e nevojave bazë, si dhe mbështetje më të madhe për punonjësit në Qendrat e mbrojtjes sociale.

Advertisement

Sekretari shtetëror Sabriu foli për përfitimin e dyfishtë që vjen nga zbatimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Së pari, ofron qasje në shërbime që përmirësojnë cilësinë e jetës për më të cenuarit, duke krijuar në të njëjtën kohë vende të reja pune në komunitetet lokale. Ky proces ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në zhvillimin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke ofruar mbështetje cilësore për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Sabriu.

Prezantimi i sotëm ofroi një pasqyrë të detajuar të kërkesave për aplikim, si dhe informacione për mbështetjen që do të kenë komunat dhe ofruesit e shërbimeve sociale. Ministria do të ofrojë mbështetje për përgatitjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe propozim-projektet.

Projektet e financuara nga kjo thirrje do të zbatohen në periudhën 2025-2026, me synim përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve sociale dhe aksesit në to për grupet e cenuara.

Kjo është një vazhdimësi e aktiviteteve të Ministrisë në kuadër të reformës sociale, e cila synon uljen e varfërisë dhe forcimin e kapitalit njerëzor në vend.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat