Lajme nga vendi
KF BESA NISI PËRGATITJET PËR PJESËN PRANVERORE TË KAMPIONATIT
Skuadra nga Dobërdolli KF Besa nga dita e sotme nisi përgaditjet e fazës së parë për sezonin pranveror. Ekipi deri më 15 shkurt krahas seancave intensive stërvitore dje të zhvillon edhe 4-5 ndeshje kontrolluese.Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit me staf të ri teknik dhe me disa përforcime sot nisi mbushjen e akumulatorëve për pjesë pranverore të kampionatit. Ekipi në sezonin e ri do të drejtohet nga trajneri Gorazd Mihajllov i cili këtë sfidë e ka pranuar duke besuar në cilësinë dhe organizimin e ekipit. nga dita e sotme e deri më 16 shkurt kur fillon sezoni pranveror do të përgatitet që e të vetmi. Trajneri Mihajllov në prononcimin e parë të tij si trajner i Klubit të futbollit Besa tha se në princip nuk premton asnjë pos punës intensive GORAZD MIHAJLLOV – TRAJNER I KF BESA (0.22- 0.50)‘’Po mirë unë në princip në premtoj asgjë , por premtoj vetëm punë. Sfida si sfidë është pjesë e jetës dhe pa sfida jeta nuk është interesante. Kam punuar në shumë klube të Maqedonisë kam ;tuardituj , jam gjend edhe në situatë të ngjashme siç është tani Besa. Në bisedë me pronarët Tahiri u morëm veshtë që në interes të përbashkët që Besa edhe në kampionatin e ardhshëm të mbete pjesë e Ligës së parë të Maqedonisë’’ deklaroi trajneri i ri Gorayd MihajllovTrajner i Mihajllov u shprehë i kënaqur se në ekip kanë mbetur futbollistë kryesor të cilët kanë përvojë të madhe në futbollin vendor edhe pse shpreson të që të sjellin edhe disa freskime në skuadërGORAYD MIHAJLLOV – TRAJNER I KF BESA 0.42‘’Po mirë kuadri i lojtarëve është i njohur, lojtarët kryesor të ekipit kanë mbetur bëhet ?alë për lojtarë me përvojë që në të kaluarën kanë fituar tituj me Shkëndijën, Strugën dhe ekipe tjera. Bëhet ?alë për një ekip me përvojë normalisht që do ti plotësojmë edhe me 4-5 lojtarë të cilët me të vërtet do të
kontribuojnë në qëllimin që Besa edhe në kampionatin e ardhshëm të garon në Ligën e parë të Maqedonisë’’ deklaroi trajneri MihajllovKapiteni i ekipit Armend Alimi gjithashtu u shprehë optimist se me atmosferën pozitive dhe sta!n e ri teknik normalisht edhe me pak fat Besa do ti arrije të siguron mbijetesënARMEN ALIMI – KAPITEN I KF BESA‘’Prej sot fillojmë luAën kisha thënë që na pret. Është një garë e rëndë për neve, do të jetë një luAë e rëndë mirëpo qëllimi kryesor do të jetë mbijetesa dhe këtë do mundohemi me çdo kusht ta arrijmë. Kemi bërë disa ndryshime në ekip si në si në staf ashtu e dhe në lojtar. Shpresoj që prurjet e reja do na sjellin pozitivistet dhe kualitet’’ deklaroi kapiteni Armend Alimi.Gjatë fazave përgatitore ekipi krahas seancave intensive përgatitore do të zhvillon edhe 4 deri më 5 ndeshje kontrolluese, ndërsa fazën kryesore të përgatitjeve sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në ndonjë qendër të njohur sportive.TV KOHA
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

