Lajme nga vendi
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.
“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
Lajme nga vendi
Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara
Më 11.02.2026, rreth orës 10:30, në DPB Gostivar, 23-vjeçari S.B. nga Gostivari ka paraqitur kallëzim se nga llogaria e tij bankare janë realizuar katër transaksione të paautorizuara. Sipas tij, përmes pagesave online janë tërhequr gjithsej 20.736 denarë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.
“Më 11.02.2026, në orën 10:30, në DPB Gostivar, personi S.B.(23) nga Gostivari ka denoncuar gjithsej 20.736 denarë për pagesa përmes internetit, të cilat ai nuk i ka kryer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme nga vendi
MICKOSKI NUK E JEP FATMIR LIMANIN – BESA MBAN KUVENDIN QENDROR!
Kryeministri Mickoski ka rikujtuar partnerin qeveritar të VLEN-it, Bilall Kasamin, se si Kryeministër është kompetent për zgjidhjet kadrovike në Qeveri.
Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pasi Kasami deklaroi se në përgatitje e sipër është ndërrimi I mundshëm I Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani, për shkak të pakënaqësisë nga puna e tij në ekzekutiv.
Përplasja Kasami – Limani kulminoi pas zgjedhjeve lokale ku Ministri ishte kandidat për Kryebashkiak të Kërçovës, por i humbi zgjedhjet.
“Unë jam i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe mendoj se është një vlerë e shtuar në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatuesi I Qeverisë dhe unë e përpiloj qeverinë, nëse dikush këtë e ka harruar, ja ia rikujtoj”
Gjatë një aktiviteti në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka komentuar këto zhvillime duke pohuar se në mbrëmje mblidhen organet partiake për të marrë vendime.
““Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”
Lëvizja Besa përmes një komunikate ka njoftuar se sonte me fillim në ora 19.00 mban mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë. Mbledhja do të mbahet në selinë partiake në Tetovë.
Lajme nga vendi
Jep dorëheqje kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018.
Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

