Connect with us

Lajme nga vendi

Dy shtetas të Turqisë kapen me pasaporta të falsifikuara në Aeroportin e Shkupit

Published

on

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme

Sipas informacioneve të MPB-së, të njëjtit kanë përdorur pasaporta të flasifikuara.

“Më datë 12.01.2025 në ora 10.00 në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë arrestuar I.K. (53) dhe S.K (26), të dy nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës nga kontrollet në evidencën operative, u konstatua se kishin dorëzuar dokumente udhëtimi të falsifikuara. Ata i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga Sektori për krime ndërkufitare dhe migrim-Shkup për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

Lajme nga vendi

Zjarri dhe tymi që ngulfati Shkupin, akuza për magazinim të paligjshëm të mbetjeve toksike në Vizbegovë

Published

on

Tre pronarë dhe menaxherë kompanish do të  përgjigjen për ndotje serioze në Vizbegovë të Shkupit, pasi prokuroria ngriti akuza për magazinim të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme që çoi në një zjarr të madh dhe ndotje masive të ajrit.

Sipas aktakuzës, nga fundi i shkurtit deri në fillim të korrikut të vitit të kaluar, të pandehurit ruajtën dhe menaxhuan mbetje të rrezikshme në një parcelë toke në Vizbegovë pa leje. Këto janë materiale me veti shpërthyese, të ndezshme dhe toksike, si dhe substanca që mund të jenë kancerogjene dhe të dëmshme për mjedisin.

Më 9 korrik 2025, në vend shpërtheu një zjarr, i cili, për shkak të shkallës dhe rrezikut të tij, nuk mund të vihej menjëherë nën kontroll. Një pjesë e mbetjeve u dogj, duke lëshuar tym të zi të trashë në ajër. Matjet nga shërbimet kompetente konfirmuan ndotje të konsiderueshme.

Prokuroria deklaron se veprime të tilla krijuan një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Përgjegjësia i takon menaxherit dhe pronarit të kompanisë, i cili, së bashku me një person tjetër, mori pjesë aktive në operacionin e paligjshëm. Janë ngritur akuza edhe kundër një pronari tjetër të kompanisë dhe të truallit, i cili, sipas prokurorisë, duhet të kishte qenë në dijeni të rreziqeve që paraqiste ruajtja e mbetjeve të tilla.

Advertisement

Të pandehurit akuzohen për krimin e rrezikimit të mjedisit dhe natyrës me mbetje.

 

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

“GOCA E KAÇANIKUT”: SHKUPI SKENË E KULTURËS SHQIPTARE!

Published

on

Për nder të Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Shkup, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar, u dha premierë opera “Goca e Kaçanikut” opera e parë kosovare e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi, duke u shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore dhe thellësisht emocionale.

“Goca e Kaçanikut” u prit me interes të madh nga publiku, duke dëshmuar se arti mbetet një nga mënyrat më të forta për ta ruajtur dhe për ta përcjellë historinë tonë.

Kjo premierë në Shkup ishte edhe një dëshmi e lidhjes së gjallë kulturore mes shqiptarëve si dhe një urë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve artistike.

Salla u mbush me emocion, ndërsa publiku ndoqi një vepër që nuk ishte thjesht art, por një rrëfim i gjallë për historinë, qëndresën dhe identitetin kombëtar.

“Goca e Kaçanikut” solli në skenë frymën e Kaçanikut dhe jetën e shqiptarëve ndër breza, duke e kthyer muzikën në kujtesë kolektive dhe skenën në një dëshmi të gjallë të asaj që jemi dhe çfarë kemi kaluar.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ekskluzive: Qeveria formon grup pune për provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe

Published

on

Agjencia e lajmeve INA mëson se mbrëmë në Qeveri ka pasur takim të përfaqësuesve të studentëve të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe me Kryeministrin Mickoski dhe Zëvendës-Kryeministrin Sali ku mes tjerash është rënë dakord që të formohet një grup pune i ekspertëve të së drejtës kushtetuese për hartimin e zgjidhjes juridike të kësaj çështjeje.

INA ekskluzivisht i mëson dy emrat e profesorëve që do të jenë pjesë e këtij grupi të punës: Jeton Shasivari profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL dhe Denis Preshova profesor i së drejtës kushtetuese në UKIM.

Përndryshe profesor Shasivari njihet në opinion si “thyes i barrierave gjuhësore” sepse siç kemi raportuar më herët, në shtator të vitit të kaluar e “theu akullin” para Gjykatës Kushtetuese duke folur për herë të parë në histori plotësisht në gjuhën shqipe duke treguar se shqipja e ka vendin e merituar para gardianit të kushtetutës.

Kujtojmë se më parë, politikani si Talat Xhaferi kishte filluar fjalimin shqip në këtë institucion, por për mungesë të përkthimit kishte vazhduar në maqedonisht.

Continue Reading

Më të lexuarat