Lajme nga vendi
“I uroj shëndet, le ta bëjë punën si duhet”, Mexhiti: Ilire Dauti mbetet kryetare e komisionit për Politikë Sociale
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se Ilire Dauti do të mbetet kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Kuvend. Mexhiti thotë se kishte sqarim se Dauti nuk do të shkarkohet nga ky funksione dhe përkundër faktit që kaloi interpelanca që ishte inicuar ndaj saj.
“Nuk ka nevojë dmth për drama. Ilire Dauti ka qenë kryetare e Komisionit dhe mbetet kryetare e Komisionit. I uroj shëndet dhe le ta bëjë punën si duhet”, tha mes tjerash Mexhiti.
Lajme nga vendi
“KOMUNALEC” GOSTIVAR: PROJEKTI I UJIT 98% ËSHTË REALIZUAR
Pas krizës së rëndë me ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar, e cila shkaktoi helmimin e qindra qytetarëve dhe ngriti pikëpyetje për funksionimin e sistemit të ujësjellësit, NP “Komunalec” Gostivar ka dalë me një sqarim publik lidhur me projektin “Furnizimi me ujë i Gostivarit II – SECO II”.
Nga ndërmarrja përmes një komunikate për medua thonë se, ditët e fundit në opinion janë ngritur dyshime për realizimin e projektit, sipas dokumentacionit që posedojnë, rreth 98 për qind e punimeve janë përfunduar dhe testuar, ndërsa për to ekzistojnë procesverbale teknike, raporte dhe videodokumentacion.
Sipas “Komunalecit të Gostivarit”, projekti është financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), ndërsa punimet janë realizuar nga kompani kontraktuese dhe jo nga vetë ndërmarrja publike.
Megjithatë, sistemi ende nuk është vënë plotësisht në funksion, pasi kanë mbetur të papërfunduara rreth 600 metra të trasesë, për të cilat, sipas ndërmarrjes, mungon pëlqimi i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ata theksojnë se kërkesa për këtë miratim është dorëzuar rreth dy vite më parë, por ende nuk ka marrë përgjigje, duke e pamundësuar ligjërisht vazhdimin e punimeve në atë segment.
Nga NP “Komunalec” theksojnë se nuk i shmangen kontrollit institucional dhe janë të gatshëm t’u vënë në dispozicion organeve kompetente të gjithë dokumentacionin e projektit. Ata shtojnë se çdo dyshim për lëshime apo keqpërdorim të mjeteve duhet të verifikohet përmes procedurave ligjore dhe profesionale, me përcaktimin e përgjegjësisë për secilin subjekt të përfshirë.
Ndërmarrja apelon që debati publik, në një periudhë kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe siguri për furnizimin me ujë të pijshëm pas ngjarjeve të fundit, të bazohet në fakte të dokumentuara dhe në zgjidhjen e pengesave që kanë mbetur për funksionalizimin e plotë të sistemit.
Lajme nga vendi
Grevë e doganierëve grekë, priten kolona të gjata në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran
Lajme nga vendi
Propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit për vitin 2026 në seancë kuvendare

