Connect with us

Lajme nga vendi

“Qytetarët të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore, të pajisen me zinxhirë” – Zëdhënësi i SPB-Tetovë: Kemi patrullat që kontrollojnë automjetet

Published

on

Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi apeloi deri te qytetarët që mos të dalin në rrugë pa pajisje dimërore e sidomos, në drejtim të Kodrës së Diellit dhe Mavrovës, përcjell TV21. Rexhepi tha se, janë paraqitur edhe ngricat për shkak të temperaturave të ulëta dhe për këtë, u bëri thirrje qytetarëve që të kenë zinxhirët dhe gomat e dimrit  që mos të bllokohet trafiku. Ai gjithashtu bëri të ditur se janë dhe patrullat e policisë që po kontrollojnë nëse veturat kanë pajisjet e duhura.

“Vlejnë ende urdhrat e SPB- Tetovë që mos të nisen në drejtim të Kodrës të Diellit dhe lokaliteteve të  Mavrovës pa zinxhirë në rrota pasi për shkak të reshjeve permanente të borës të cilat janë duke reshur, kemi edhe paraqitje të ngricave për shkak të temperaturave të ulëta gjë që mund të shkaktoj edhe bllokim të rrugës. Apelojë te qytetarët që mos të nisen në këto rrugë pa pajisje dimërore, kryesisht pa zinxhirë se mund të ngecin në rrugë dhe të bllokojnë të gjithë trafikun rrugor”, tha Rexhepi.

Lajme nga vendi

TOSHKOVSKI: UJI NË GOSTIVAR I SIGURT PËR PËRDORIM TEKNIK!

Published

on

Vazhdon të mbetet në fuqi ndalesa për përdorimin e ujit të pijshëm në Gostivar. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se uji nga rrjeti i ujësjellësit mund të përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk guxon të përdoret për pije apo për përgatitjen e ushqimit.

Sipas Toshkovskit, qytetarët e Gostivarit, ujin mund ta përdorin për për pastrim, larje dhe të gjitha nevojat e tjera shtëpiake, por jo edhe për pije apo për përgatitjen e ushqimit.

Të gjitha masat siç njoftoi Toshkovski në vijim do të merren në koordinim me Komunën dhe autoritetet lokale.

“Jemi në koordinim me Komunën për të gjitha masat që duhet të ndërmerren në vijim. Dua të shpreh personalisht mirënjohjen time, së pari ndaj qytetarëve të Gostivarit për mirëkuptimin e tyre, e më pas edhe ndaj të gjithë ekspertëve që ndihmuan të arrijmë në këtë fazë, ku uji mund të përdoret për nevoja teknike. Shpresoj që të gjithë përgjegjësit në kuadër të komunave ta marrin këtë si një mësim dhe të veprojnë me profesionalizëm maksimal, veçanërisht sa i përket cilësisë së ujit, sepse me shëndetin e qytetarëve nuk ka vend për lojëra”.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të vazhdojnë të përdorin ujë të ambalazhuar për pije, ndërsa Toshkovski theksoi se institucionet do të vazhdojnë pa ndërprerje furnizimin e popullatës me ujë të ambalazhuar.

Advertisement

Mes tjerash ai u përgjigj edhe për faktin se pse në këtë aksion në Gostivar nuk është kyçur edhe ushtria. Sipas Toshkovskit, nëse të gjitha institucionet veprojnë në bazë të kompetencave ligjore që I kanë, nuk do të kishim probleme të këtij lloji.

“Në kushte paqeje, nuk është punë e Ministrisë së Mbrojtjes të sigurojë ujë për pije. Kështu që të gjitha institucionet që janë përgjegjës që të kujdeset për sistemet e ujësjellësit në kuadër të komunave e ka për obligim që tië veprojnë në bazë të të gjitha kompetencave ligjore që i takojnë sipas rregullores dhe vlerësoj se nëse të gjithë e bëjnë punën që u takon në bazë të ligjit nuk do duhej të kemi probleme të këtij lloji që kemi sot”.

Autoritetet vijojnë hetimet lidhur me krizën e ujit të pijshëm në Gostivar, e cila nisi me rastet e para të helmimit më 14 korrik. Pas shpalljes së epidemisë më 19 korrik dhe rezultateve laboratorike që konstatuan ndotje bakteriale të ujit, Prokuroria hapi procedurë penale ndaj disa personave përgjegjës dhe në kuadër të hetimeve, është arrestuar edhe drejtoresha e ndërmarrjes përgjegjëse për furnizimin me ujë./Tv Koha – Shkup/

Continue Reading

Lajme nga vendi

“KOMUNALEC” GOSTIVAR: PROJEKTI I UJIT 98% ËSHTË REALIZUAR

Published

on

Pas krizës së rëndë me ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar, e cila shkaktoi helmimin e qindra qytetarëve dhe ngriti pikëpyetje për funksionimin e sistemit të ujësjellësit, NP “Komunalec” Gostivar ka dalë me një sqarim publik lidhur me projektin “Furnizimi me ujë i Gostivarit II – SECO II”.

Nga ndërmarrja përmes një komunikate për medua thonë se, ditët e fundit në opinion janë ngritur dyshime për realizimin e projektit, sipas dokumentacionit që posedojnë, rreth 98 për qind e punimeve janë përfunduar dhe testuar, ndërsa për to ekzistojnë procesverbale teknike, raporte dhe videodokumentacion.

Sipas “Komunalecit të Gostivarit”, projekti është financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), ndërsa punimet janë realizuar nga kompani kontraktuese dhe jo nga vetë ndërmarrja publike.

Megjithatë, sistemi ende nuk është vënë plotësisht në funksion, pasi kanë mbetur të papërfunduara rreth 600 metra të trasesë, për të cilat, sipas ndërmarrjes, mungon pëlqimi i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ata theksojnë se kërkesa për këtë miratim është dorëzuar rreth dy vite më parë, por ende nuk ka marrë përgjigje, duke e pamundësuar ligjërisht vazhdimin e punimeve në atë segment.

Nga NP “Komunalec” theksojnë se nuk i shmangen kontrollit institucional dhe janë të gatshëm t’u vënë në dispozicion organeve kompetente të gjithë dokumentacionin e projektit. Ata shtojnë se çdo dyshim për lëshime apo keqpërdorim të mjeteve duhet të verifikohet përmes procedurave ligjore dhe profesionale, me përcaktimin e përgjegjësisë për secilin subjekt të përfshirë.

Advertisement

Ndërmarrja apelon që debati publik, në një periudhë kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe siguri për furnizimin me ujë të pijshëm pas ngjarjeve të fundit, të bazohet në fakte të dokumentuara dhe në zgjidhjen e pengesave që kanë mbetur për funksionalizimin e plotë të sistemit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Grevë e doganierëve grekë, priten kolona të gjata në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran

Published

on

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar. Frekuencë më e madhe e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku koha e pritjes është rreth 30 minuta.
Kolona shtesë pritet të krijohen edhe për shkak të grevës së paralajmëruar. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente të Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e nëpunësve doganorë në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojran (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
Në periudhën nga ora 05:00 deri në 09:00, sipas kohës së Maqedonisë, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të rënda të transportit do të jetë plotësisht i ndërprerë, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Republika e Greqisë.
Në pikat e tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Continue Reading

Më të lexuarat