Connect with us

Lajme nga vendi

Kërkohet rritje e pagave, Administratorët sot me protesta para Ministrisë së Financave

Published

on

Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPAOGJSHQ) sot do të mbajë protestë para Ministrisë së Financave. Siç është paralajmëruar, protesta do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

Kryetari i Sindikatës së PAOGJSHQ, Trpe Deanovski, dje në protestën paralajmëruese gjysmëorëshe para Entit Shtetëror të Statistikës deklaroi se 988 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor, edhe pse afati ligjor ka kaluar.

“Kjo ka të bëjë me punonjësit në të gjitha inspektoriatet në vend. Për shkak të vonesës së Ministrisë së Financave, e cila nuk ka marrë përsipër detyrimet në kohë në përputhje me ndryshimet ligjore, 988 punonjës kanë mbetur pa paga, pa kredi të shlyera dhe pa fatura të paguara në muajin më të gjatë të vitit. Afati ligjor për pagesën e pagave, i cili paguhet më së voni deri më 15 të muajit, ka skaduar dje dhe ende nuk ka informacion se kur dhe nëse këta punëtorë do t’i marrin pagat”, tha Deanoski.

Qeveria pardje ka thirrur SPAOGJSHQ për bisedime për, siç thanë, gjetjen e zgjidhjeve. Prej atje theksuan se pagat nuk janë të larta, por mundësitë buxhetore janë të kufizuara. Qeveria shprehu gjithashtu keqardhjen që SPAOGJSHQ zgjodhi të protestojë edhe pse është pjesë e Këshillit Ekonomik Social ku diskutohen të gjitha sfidat.

Sipas Qeverisë, greva si zgjidhje e parë nuk është hap legjitim dhe tregon manipulim politik, ndërsa protestat janë dashakeqe dhe të motivuara politikisht.

Advertisement

Kryetari i Sindikatës së PAOGJSHQ, Trpe Deanoski, paraprakisht në protestën para Ministrisë së Kulturës deklaroi se çdo përpjekje e Qeverisë apo partive politike për të dëshmuar se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës do të jetë kot.

Protestat e Sindikatës së PAOGJSHQ-it kanë nisur të martën para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Më pas Deanoski bëri të ditur se do të vazhdojnë çdo ditë, nga ora 11 deri në 11:30 dhe se të premten protesta do të zgjasë një orë, nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat