Connect with us

Lajme nga vendi

Prilep, ndërrojnë jetë binjakët e lindur vetëm tre javë më parë

Published

on

Në Prilep kanë ndërruar jetë binjakët e lindura vetëm tre javë më parë. Prokurori publik nga Prokuroria e Prilepit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre. Sipas prokurorit Stevço Binoski, të sapolindurit, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. “Familja në fshatin Sllavej ka kërkuar ndihmën urgjente. Binjakët ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i emergjencës sapo ka mbërritur ka konstatuar vdekjen e njërës foshnje, ndërsa foshnja tjetër në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit ku dhe ka ndërruar jetë. Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë. Urdhërova autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Janë njoftuar autoritetet, ndër të cilat edhe Qendra për punë sociale nga Prilepi”, ka njoftuar prokurori publik. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Deri të martën temperatura të larta, të dielën kushte për shi, ndësa nga e mërkura më freskët

Published

on

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se deri të martën moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura ditore që kudo do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa vende-vende do të kalojnë edhe 40.

Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte për vranësira lokale jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të mërkurën do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës ditore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mucunski: Do të kërkojmë hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë

Published

on

Maqedonia e Veriut kërkon që të hapet një konsullate në qytetin e Korçës, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, gjatë një vizite në Pustec.

“Këtu në Pustec kemi komunitetin tonë maqedonas. Kam ardhur me ministrin e Brendshëm dhe pas pak do të na bashkohet edhe ministri i Kulturës. Komuniteti ka kontribuar në shoqërinë shqiptare, ndërsa ne si qeveri duhet të bëjmë më shumë për minoritetin maqedonas në Pustec. Duhet të financojmë projekte sociale dhe kulturore në këtë zonë. Nevojitet një nivel më i lartë konsullor – jo vetëm për pajisjen me pasaporta, por edhe për aspekte të tjera. Javën tjetër do të takohem me kolegun tim Igli Hasani në Ohër. Kemi një marrëdhënie fantastike me të. Gjithashtu, do t’i kërkoj ministrit shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë”, tha Mucunski.

Mucunski komentoi se pjesëmarrjen e kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti në samitin e liderëve në Shkup.

“Kryeministrat shqiptar dhe kosovar ishin të ftuar dje në një samit të suksesshëm për agjendën europiane. Mund të them se ishte një samit që shkoi mirë. Aktivitetet politike janë normale kudo. Unë jam një besimtar i demokracisë. Po, kemi zgjedhje pas pak kohësh, ku ne si koalicion qeveritar jemi plotësisht të bindur se do të fitojmë për shkak të punëve të bëra. Jemi një shoqëri multietnike”.

Mucunski hodhi poshtë pretendimet se Serbia po kërcënon sovranitetin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një raport të fundit të Parlamentit Europian.

Advertisement

“Dua të theksoj se politika jonë e jashtme bazohet në tri pika kryesore: E para janë SHBA-të, takova sekretarin Rubio, kemi një marrëdhënie fantastike. E dyta është anëtarësimi në Bashkimin Europian. E treta është anëtarësimi në NATO”, tha Mucunski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Mbështetje financiare për projekte sportive në disa komuna, dëshmi e përfaqësimit efektiv të shqiptarëve në pushtet

Published

on

Nga VLEN thonë se në kuadër të bashkëpunimit mes partnerëve të Qeverisë dhe Ministrisë së Sportit, është miratuar mbështetje financiare për një sërë projektesh infrastrukturore sportive në disa komuna me shumicë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të kësaj platforme politike, investimet do të përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel.

“Sporti është pjesë e pandashme e zhvillimit të shoqërisë. Këto projekte do të krijojnë kushte më të mira për aktivitete sportive dhe rekreative, veçanërisht për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e VLEN-it.

Kjo iniciativë është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025, dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale sportive në vend.

“Këto investime janë dëshmi e përkushtimit tonë për barazi zhvillimore dhe përfshirje të drejtë të shqiptarëve në shpërndarjen e investimeve publike”, thekson më tej VLEN.

Advertisement

Nga VLEN thonë se rezultatet e arritura vijnë si rrjedhojë e një përfaqësimi dinjitoz dhe veprues të shqiptarëve në pushtet, i cili po sjell ndryshime të prekshme për qytetarët.

“Po dëshmojmë se ndryshimi është i mundur, kur prioritetet vendosen në funksion të qytetarëve”, thuhet në fund të komunikatës.

VLEN shpreh përkushtimin për të vijuar me projekte të ngjashme në të gjithë territorin, duke synuar një zhvillim të balancuar dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Më të lexuarat