Connect with us

Sport

ENIS BARDHI SERISH KTHEHET NË LA LIGA KËSAJ RADHE NË VALLADOLID?

Published

on

Kapiteni i reprezentacionit  të Maqedonisë, Enis Bardhi  i cili deri para disa ditëve  ishte pjesë e skuadrës turke Trabzonspor sipas të gjitha gjasave do të kthehet  në  kampionatin  e La Liga të Spanjës  por kësaj radhe  si pjesë e  ekipit Valladolid. sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Bardhi ka pranuar të luajë në të ardhmen  për këtë skuadër spanjolle.

Bardhi vetëm tre ditë më parë ka ndërprerë kontratën me Trabzonsporin, kështu që tashmë siç shkruajnë spanjollët mund të zyrtarizojë transferimin te Valladolid, i cili arriti të mposhtë Espanyol dhe Rayo Vallecano në garën për një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë .

Për  futbollistin Enis Bardhi ky është një rikthim në La Liga spanjolle, nga ku erdhi në Trabzon në vitin 2022 nga Levante. Futbollisti  i  cili karrierën e  ka filluar te  shkolla e futbollit Shkupi, më herët në karrierë ka luajtur edhe për Brondbin dhe Prespa Birlik në Suedi, si dhe për Ujpestin hungarez, prej nga u transferua në Spanjë në vitin 2017.

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat