Lajme nga vendi
VLEN: Nder i veçantë ftesa e liderëve të VLEN-it në inaugurimin e presidentit Trump
“Me kënaqësi dhe krenari të lartë informojmë publikun e gjërë për nderin që i është bërë liderëve të koalicionit më të madh shqiptarë, VLEN me çka janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, ku Donald Trump do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesëmarrja e liderëve të VLEN-it në këtë ngjarje madhore është dëshmi e lidhjeve të forta që liderët e VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar me administratën e re amerikane”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
“Kjo ngjarje pasqyron një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve me SHBA-të. Forcimi i lidhjeve mes Shkupit dhe Uashingtonit është një garanci për mbështetjen e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, për të cilin liderët e VLEN-it kanë qenë gjithmonë të angazhuar gjatë kohës sa ishin në opozitë edhe tani që janë në pushtet.
Shtetet e Bashkuara zënë vend të rëndësishëm në historikun e rrugëtimit të shtetit tonë që nga pavarësia. SHBA-të mbështesin fuqimisht aspiratat e vendit tonë për integrim të plotë në institucionet euroatlantike dhe janë të përkushtuara për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të veprojë për demokracinë gjithëpërfshirëse dhe qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve.
Kontribut të jashtëzakonshëm SHBA-të kanë dhënë në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit, forcimin e shtetit të së drejtës, të vazhdojë të ndërtohet mbi arritjet si aleat i NATO-s, të forcojë ekonominë e të promovojnë lirinë e medias. E më e rëndësishmja të ndërtojmë institucione më të mëdha demokratike në një shoqëri të plotë, gjithëpërfshirëse, multietnike.
Andaj, mbetet nder i veçantë ftesa dhe prezenca e liderëve të VLEN në ceremoninë më të rëndësishme që mund të ndodhë në botë. VLEN vazhdojnë të jenë të përkushtuar në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të”, mbyllet komunikata e VLEN-it.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

