Connect with us

Lajme nga vendi

Çdo vit në Maqedoni rreth 170 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës

Published

on

Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, gjë që mundëson zbulimin e hershëm përmes ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike dhe testeve të skriningut, siç është testi i Pap-testi dhe testimi i virusit papilloma humane (HPV), theksoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, në vitin 2022 ishin 173 pacientë me kancer të qafës së mitrës, ndërsa numri i vdekjeve nga kjo sëmundje ishte 66, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën 10-vjeçare, pra nga viti 2013 deri në vitin 2022, incidenca mesatare e kësaj sëmundjeje ishte 9.2 për 100 mijë gra, ose rreth 170 raste të reja çdo vit, gjë që e bën kancerin e qafës së mitrës sëmundja malinje e 6-të më e zakonshme tek gratë. Sipas të dhënave të vdekshmërisë, shkalla e vdekshmërisë është 2.9 vdekje për 100,000 gra, ose mesatarisht 52 gra që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe nga kanceri i qafës së mitrës. Me ekzaminime të rregullta dhe kujdes të mirë për shëndetin mund të evitohen të gjitha këto vdekje, sepse kontrolli i mirë dhe zbulimi i hershëm i të gjitha rasteve sjell mundësi të mira për trajtim efektiv dhe shmangie të shumë vdekjeve”, thonë nga ISHP.

Shkaku kryesor është infeksioni me HPV, një virus seksualisht i transmetueshëm. Megjithëse shumica e infeksioneve HPV janë të padëmshme dhe zhduken spontanisht, disa lloje të virusit mund të çojnë në ndryshime prekanceroze ose kancer – këto janë HPV 16, 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58 dhe 59. Përveç virusit human papilloma (HPV) si shkaktar më i zakonshëm, faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje janë fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale – ekspozimi më i madh ndaj virusit HPV në një moshë më të re, pastaj më shumë partnerë seksualë – rrit rrezikun e infektimit me HPV. Pastaj, sistemi imunitar i dobët dhe pirja e duhanit.

Sipas ISHP-së, vaksinimi kundër HPV është mënyra më efektive e parandalimit, ekzaminimeve të rregullta skrinige, si dhe praktikave të sigurta seksuale.

Në fazat e hershme, ky kancer shpesh nuk ka simptoma. Por fazat e avancuara mund të shkaktojnë gjakderdhje anormale vaginale midis cikleve, pas menopauzës ose pas marrëdhënieve seksuale, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, pastaj dhimbje në shpinë, këmbë ose legen, rrjedhje të pazakontë vaginale me një erë të pakëndshme intensive, humbje peshe, humbje oreksi e ndjekur nga dobësi, ënjtje e këmbëve. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë rrisin ndjeshëm shanset për shërim.

Advertisement

Trajtimi për kancerin e qafës së mitrës, shtojnë ata, varet nga faza e sëmundjes.

  • Fazat e hershme: ndërhyrje kirurgjikale ose procedura minimale invazive.
  • Fazat e mëvonshme: kombinim i radioterapisë dhe kimioterapisë.

Mbështetja për gratë që kalojnë këtë përvojë është po aq e rëndësishme sa trajtimi mjekësor. Grupet mbështetëse, ndihma psikologjike dhe mbështetja sociale luajnë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës, thekson Instituti.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat