Connect with us

Lajme nga vendi

Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit

Published

on

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve sot sërish është vendosur në seancë plenare. Gjatë seancës, deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe i replikoi deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev.
Snopçe tha se Apasiev ka mendësi naziste dhe frustrim ndaj gjuhës shqipe. I njëjti ia kujtoi Apasievit se sot shqiptarët gëzojnë tre universitete në gjuhën shqipe.  Ai tha se sot edhe provimet në administratën publike janë në gjuhën shqipe falë ish ministrit Azir Aliu,

“As që më shkon mendja të replikoj me kolegun Apasiev, por ma përmendi emrin, dhe kur të përmendet emri, patjetër se më duhet të replikoj normalisht. E sidomos të replikohet ndaj një fjalimi naziste me mendësi naziste. Shikoni z.Apasiev, në këtë shtet kur u garantua arsimi fillorë dhe i mesëm në gjuhën shqipe, ti me tajfën tënde protestuat para Fakultetit Pedagogjik. Domethënë të mos ketë Fakultet Pedagogjik, të mos ketë kuadro që mund të ligjëronin në gjuhën shqipe. Por kur bëjmë telashe asgjë nuk arrimë. Vjen koha kur shqiptarët në këtë shtet kanë tre universitete në gjuhën shqipe. Provimet në ato tre universitete z.Apasiev, jepen në gjuhën shqipe. Domethënë studentët mësojnë në gjuhën shqipe. Mësimi është dije, unë potencova edhe në një rast tjetër, e drejta është punë universale e nuk është punë partikulare”, tha Snopçe duke shtuar se e drejta nuk do të thotë se nëse unë fitojë një copëz të drejte, ti do të humbësh një copë të drejtës tënde.

“Është punë universale, nëse unë fitojë një të drejtë ajo zgjerohet gjithandej, sa më shumë të drejta do të kem unë ajo do të zgjerohet edhe te ti, dhe edhe ti do të jesh më i lirë. Domethënë ti nuk humb asgjë nëse unë fitoj një copëz të drejte, edhe në provimin e jurispodencës shqiptarët ta japin në gjuhën e tyre amtare, pse jo. Natyrisht, shprehja në gjuhën amtare është më pozitive, nuk kemi problem për komunikim në gjuhën maqedonase, ja unë po ju drejtohem në gjuhën maqedonase që të më kuptoni dhe nuk e kam atë kompleks. Edhe më shumë, në administratën publike provimet ishin vetëm në gjuhën maqedonase, erdhi ministri Azir Aliu dhe bëri që provimet të jenë edhe në gjuhen shqipe. Edhe për mjekët profesionist provimet ishin në gjuhën maqedonase, e tani janë në gjuhën shqipe. Edhe provimet e jurispodencës që janë në gjuhën maqedonase, unë bëra pyetje te ministri se pse nuk janë edhe në gjuhën maqedonase. Prej e keni këtë energji dhe frustrim nazist që e transmetoni në këtë foltore”, tha mes tjerash deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat