Lajme nga vendi
Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës
Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe për një mandat në Komunën e Tetovës.
Ai theksoi se deri më tani janë bërë shumë punë, por ka edhe shumë projekte në të cilat punohet dhe duhet më shumë kohë për tu realizuar.
“Patjetër që ka shumë punë që janë realizuar në Komunën e Tetovës, por ka edhe shumë punë që kërkojnë më shumë se katër vite për ti realizuar. Na presin shumë punë në Komunë të Tetovës, shumë projekte dhe sigurisht se unë vlerësoj se më duhet së paku edhe një mandat për ti përmbyllur këto projekte. Do të kisha thënë se dy mandate janë të mjaftueshme, i treti ndoshta mund të jetë i tepërt. Prej sot mund të paralajmëroj se po, nëse bëhet fjalë për interes të Tetovës dhe tetovarëve, do të garoj edhe për një mandat, nëse do të marrë përkrahje do të vazhdojmë këto projekte të cilat jemi duke i realizuar, por vlerësoj që jashtë kësaj, çdo kush që mund të ofrojë mund të ofrojë për tetë vite, më shumë se tetë vite është e tepërt”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Në pyetjen nëse ka mbështetje nga partnerët e Koalicionit VLEN, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se në parim ka dakordësi që çdo kush aty ku menaxhohet me pushtetin lokal të vazhdojnë po të njëjtat subjekte politike.
Unë besoj që shumë shpejtë do të kemi një marrëveshje të përgjithshme ku do të përcaktohet ajo se si do të shkojmë në zgjedhjet lokale. Parimisht jemi dakorduar se si do të shkojmë bashkë, por ndarja e përgjegjësive në nivel lokal, ende nuk është përcaktuar.(INA)
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

