Connect with us

Lajme nga vendi

Dëmtim i hatashëm i buxhetit të shtetit, ku përfunduan ato para?

Published

on

 Buxheti i shtetit është buxheti që buron nga xhepat e qytetarëve. Prandaj, si i tillë duhet të trajtohet. Çdo keqpërdorim i këtij buxheti është dëmtim drejtpërsëdrejti i të gjithë qytetarëve pa dallim. Korrupsioni apo hajnia nuk njeh përkatësi por duhet të dënohet e sanksionohet në format më të ashpra të mundshme. Nuk mundet askush në kurriz të popullit, përmes votës qytetarëve të arrij deri te arka e qytetarëve e të njëjtën ta vjedh, e më keq se ka qytetarët të vazhdojnë të jetojnë në mjerim, shkruan Zhurnal.

Për një dekadë, arka shtetërore është dëmtuar për 244 milionë euro –

Në dhjetë vjetët e fundit, buxheti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar për më shumë se 244 milionë euro, tregon analiza e Radios Evropa e Lirë që përfshin 30 raste të profilit të lartë të gjyqësorit. Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të konfiskojë pronën e dhjetëra të akuzuarve në vlerë prej 62 milionë eurosh, ndërsa gjykata ka miratuar konfiskimin në 5 çështje me vlerë 49 milionë euro.

Apartamentet e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ende presin vendimin e Qeverisë. Gati 62 milionë euro do të mund të “peshojë në letër” Agjencia për Pronën e Konfiskuar, nëse gjykata do t’i pranonte kërkesat e prokurorëve për sekuestrimin e pronës së fituar përmes krimit, për 30 raste gjyqësore me profil të lartë gjatë 10 vjetëve të fundit.

Sipas lëndëve të analizuara, Gjykata në pesë nga 30 rastet gjyqësore ka vendosur që nga 62 milionë euro të kërkuara, të konfiskohen prona me vlerë prej 49 milionë eurosh. Nëse deri tani këto para do të ishin mbledhur, shteti mund t’i përdorte, për shembull, për të paguar interesin e kredisë hungareze për tre vjetët e parë, ose për të ndërtuar të paktën 30 shkolla të reja.

Advertisement

Bëhet fjalë për aktgjykime me konfiskim që, edhe pas disa vjetësh nga hyrja në fuqi, ende nuk janë plotësisht të realizuara dhe të paguara. Këto vendime janë në rastet si “Perandoria” në të cilin janë dënuar ish-shefi i Drejtorisë për Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe biznesmeni që është në listën e zezë amerikane Jordan Kamçev, ish-kryeministri Nikolla Gruevski për “Parcelat në Vodno”, biznesmeni Sead Koçan në rastin “Trusti”, ish-agjentët e zbulimit që janë në arrati – Nikolla Boshkoski, Toni Jakomoski dhe Goran Grujevski – si dhe pronarja e kompanisë Vera Ivanova në rastin “Diamed”.

Mirëpo, në realitet, llogaria bankare e Agjencisë është shumë më “e hollë”. Gjithsej 11.3 milionë euro u depozituan në llogarinë buxhetore nga Mijallkovi dhe Kamçevi në vitin 2022. Më pas duhej të shiteshin pronat e patundshme dhe aksionet bankare që ishin pjesë e konfiskimit. Por, dy vjet më vonë, një pjesë e madhe e tyre ende nuk është shitur. Një pjesë pret vendimin e Qeverisë për realizimin e një ankandi.

Mijallkovit iu konfiskua pasuri me vlerë prej 15 milionë eurosh. Shteti, edhe pse shpresonte se me shitjen e pronës do të mblidhte 21 milionë euro, kjo nuk ndodhi dhe shuma totale e mbledhur është shumë më e ulët se sa pritej.

“Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është kancer me metastaza që çdoherë pengon progresin”

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, 31 vite shtet, përgjatë gjithë kësaj periudhe është përballë me luhatje e lëkundje të ndryshme që kanë dridhur edhe rrënjët e shtetit, por ja që të gjitha këto kanë qenë edhe të përballueshme e tejkaluese. Por, ajo që nuk po kalon dot e për të cilën mund të konstatohet lirshëm se është “sëmundje” kancerogjene që po dëmton në palcë shtetin tonë, është korrupsioni. Temë e stërfolur por pa ndonjë epilog konkret, komisione të shumta, apele të veçanta, veting i premtuar për çdo vit, e çka jo tjetër, vetëm për t’i shpallë luftë korrupsionit.

Advertisement

“Korrupsioni mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, pati thënë ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler.

Megjithatë, një luftë e tillë është parë kohëve të fundit nga qeveria e re, edhe pse ajo që publikohet në rrjete sociale dhe që thuhet në fushatë elektorale është krejtësisht tjetër dhe ka dallim të madh nga ajo që shihet në praktikë. Maqedonia e Veriut shtet i pavarur që 31 vite, që 18 vite shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ende nuk ka marrë datën për fillim të negociatave me BE-në. Kjo mbase edhe nuk po ndodhë rastësisht e as për inati të askujt, po ndodhë sepse Maqedonia e Veriut po ka problem serioz me korrupsionin, e që në BE nuk pranohen shtetet që kanë problem me korrupsionin. /Zhurnal.mk

Lajme nga vendi

Polici nga Shkupi kapet duke vjedhur kabllo bakri, pezullohet nga puna

Published

on

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka dorëzuar Prokurorisë Publike të Shkupit një kallëzim penal ndaj N.A., i punësuar në Stacionin Policor të juridiksionit të përgjithshëm Aerodrom pranë SPB Shkup, për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 236, pika 4 në lidhje me pikën 1 dhe nenit 22 “bashkëpunim” nga KZ.

I akuzuari, në disa raste gjatë periudhës nga 05.01.2025 deri më 07.05.2025, në një marrëveshje të mëparshme dhe me veprim të përbashkët me tre persona nga Shkupi, ka marrë në mënyrë të paligjshme sende të huaja lëvizëse, kabllo bakri – instalime publike që përmbajnë bakër nga objekte të një shoqërie aksionere nga Shkupi, të vendosura brenda rrethit të një fabrike të mëparshme nga Shkupi.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale do të dorëzojë një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj N.A. dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës – pezullim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fatmir Dehari i lëshon postin e kryetarit të Kërçovës Aleksandër Jovanovskit , Alili: Fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim

Published

on

Kandidati për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili, duke thënë që mërgata luajti rol vendimtar në zgjedhje në këtë komunë, sqaroi se përse nuk bëri thirrje për votimin e kandidatit shqiptar.

“Menjëherë pas raundit të parë, unë kërkova një zgjidhje të ndershme: Të bashkoheshin votat shqiptare, të fitohej komuna, dhe kandidati të jepte dorëheqje pas zgjedhjeve. Për dy javë nuk pati asnjë përgjigje. As edhe një tentativë për bashkim”, shkruan Alili. Ai thotë se nuk mund të mbështeste një kandidat të përfshirë në skandale morale dhe mungesë transparence. Ai theksoi se qytetarët që votuan ndryshe nuk janë tradhtarë, por njerëz të lënduar nga mungesa e përgjegjësisë. Sipas tij, fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim.

Pas 12 vitesh Fatmir Dehari lëshon postin e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe ia lë Aleksandër Jovanovskit. Komisioni Komunal Zgjedhor ua dorëzoi çertifikatat këshilltarëve komunal dhe kryetarit të ri të Komunës.

Pas marrjes së mandatit kryetari aktual i Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se do të përkushtohet për të realizuar punë të mira për qytetin dhe qytetaret pa dallim përkatësie etnike.

“Nga kjo foltore ju premtoj punë të sinqertë, te vlefshme dhe me përkushtim për të realizuar të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar. Dua tua bëjë të qartë të gjithëve se nuk do te kemi asnjë problem nga ana ime, unë do të mundohem të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë të punësuarit dhe t’i përmbushim pritshmëritë e qytetarëve tanë, si higjienën, projektet që i premtuam”, tha Aleksandër Jovanovski – Kryetar i komunës së Kërçovës.

Advertisement

Pas eventit solemn kryetari i ri u prit në zyrë nga kryetari në ikje Fatmir Dehari i cili e njoftoi Jovanovskin me projektet e nisura dhe të nënshkruara, të cilat sipas Deharit kapin vlerën e 7 milionë eurove investime kapitale. Dehari pasi përshëndeti të punësuarit me të cilët ka punuar 12 vite, falënderoi mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e vendit. Jam njeri, mund edhe të kem gabuar dhe për çdo gabim timin ju kërkoj ndjesë, falje, çdo qytetari që mund eventualisht të jetë i prekur”, pohoi Fatmir Dehari, ish- kryetari s Komunës së Kërçovës.

Përbërja e re e Këshillit Komunal është e përbërë prej 19 këshilltarëve: 5 këshilltarë ka AKI, 3 këshilltarë janë nga Koalicioni VLEN, 2 këshilltarë nga kandidati pavarur, 8 këshilltarë VMRO-DPMNE-ja dhe 1 LSDM-ja.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qyra u ulë në karrigen e kryetarit të Strugës, nënshkroi vendimin për shitjen e veturës luksoze “Audi”

Published

on

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot u ul në karrigen e kryetarit të komunës, duke zëvendësuar Ramiz Merkon, mandate I të cilit u shoqërua me skandale të shumta dhe kallëzime penale. Kreu I ri I Komunës së Strugës Mendi Qyra punën e nisi me nënshkrimin e dy vendimeve: shitjen e veturës luksoze Audi për të cilën Merko shpenzoi 67 mijë euro si dhe shkarkimin e të gjithë atyre që nuk kishin punuar për vite me radhë dhe ishin paguar nga Komuna. Ai njoftoi një kontroll urgjent të punëve të komunës dhe të gjitha ndërmarrjeve publike, dhe përcaktimin e situatës faktike, si dhe masat për të kapërcyer problemin e deponisë së egër të qytetit dhe furnizimit me ujë.

Continue Reading

Më të lexuarat