Connect with us

Lajme nga vendi

Kompania “Saubermacher” Tetovë: Paguani, ose do t’i aktivizojmë përmbaruesit!

Published

on

Kompania “Saubermacher” në Tetovë ka bërë të ditur se janë iniciuar procedurat për arkëtimin e detyrueshëm të borxheve të papaguara apo  faturat e shërbimeve komunale për periudhën shkurt-gusht 2024. Sipas kësaj kompanie, qytetarët janë paralajmëruar për veprime të tilla dhe ata që nuk i janë përgjigjur thirrjes do të përballen me kosto shtesë sipas procedurave të mbledhjes së detyruar.

“Për të shmangur shpenzimet shtesë dhe shqetësimet në procedurat e arkëtimit së detyruar dhe përmbarimit, apelojmë tek të gjithë përdoruesit që kanë borxh të papaguar për faturat e lëshuara gjatë vitit 2024 që ta paguajnë sa më shpejtë. Duke paguar rregullisht, ne mund të sigurojmë kushte më të mira jetese në qytetin tonë dhe të shmangim situatat e pakëndshme dhe të panevojshme që mund të lindin gjatë procedurave përmbarimore. Bashkëpunimi juaj është i një rëndësie të madhe dhe me përgjigjen tuaj në kohë, ne do të kontribuojmë në funksionimin më të mirë të komunitetit tonë”, thonë nga kompania “Saubermacher”.

Ndërkohë, kjo kompani ka apeluar qytetarët ndërsa kërkohet që të njëtit të mos i hedhin mbeturinat pranë kontejnerëve. Kjo, pasi që në këtë periudhë, sfidat për grumbullimin e mbeturinave janë të shumta, ku reshjet e borës shkaktojnë vështirësi  gjatë grumbullimit të mbeturinave për punëtorët e kësaj kompanie. Nga kjo kompani më tej sqarojnë se hedhja e mbeturinave  jashtë kontejnerëve shkakton edhe  pengesa në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, sidomos kur ka mbulesë bore,  probleme me pastërtinë e hapësirave publike si dhe rritjen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve.

“Periudha e dimrit ka sfida të veçanta për punëtorët dhe automjetet tona për shkak të borës dhe ngricave në rrugë. Ju lusim të mos i lini mbeturinat jashtë kontejnerëve. Duhet të keni konsideratë kushtet atmosferike, kur mbetjet shpërndahen rreth kontejnerëve, përveç që vështirëson punën e punëtorëve tanë dhe ndikon në efikasitetin në terren, sigurisht që ka një ndikim negativ edhe në mjedisin jetësor. Me bashkëpunimin tuaj, ne mund ta mbajmë mjedisin tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë. Ju lutemi hidhni mbeturinat ekskluzivisht në kontejnerë”,apelojnë nga kompania “Saubermacher”.

Nga kjo kompani, u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët ende përballen me të dhëna joadekuate në faturat e lëshuara ose në rast se duan të bëjnë pagesë të kontaktojnë “Saubermacher” në Tetovë, në zyrën e re në rrugën “Dervish Cara” në Tetovë, pastaj në Pallçisht të poshtëm, në sportelin e përkohshëm në objektin e komunës së Tetovës, si dhe një pikë pagesore në objektin e Ndërmarrjes Komunale “Tetova” afër tregut të gjelbër.TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

FILIPÇE: INSPEKTIME NË TË GJITHA SISTEMET E UJËSJELLËSIT NË VEND

Published

on

Rasti në Gostivar nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për dobësi sistematike dhe joefikasitet institucional, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe.

Në konferencën e sotme për media ai tha se ka informacione se edhe në vende të tjera të vendit ka probleme me cilësinë e ujit, ndërsa institucionet nuk po reagojnë.

Duke iu referuar një raporti të siguruar nga informatorë, Filipçe deklaroi se uji në Spitalin e Specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka rezultuar i ndotur.

“Askush nuk ka reaguar. Bëhet fjalë për dokumente zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Mostra e marrë nga çezma e spitalit në Leshok, ku trajtohen pacientët, ka treguar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Në raport thuhet se uji nuk i plotëson standardet e cilësisë për ujë të pijshëm. A e dinë këta njerëz se çfarë po bëjnë? Çfarë lloj menaxhimi i institucioneve është ky? A është qëllimi të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve në vend?”

Lideri socialdemokrat bëri thirrje që analizat dhe kontrollet të kryhen menjëherë, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi penale për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Prokurorisë, duke i akuzuar se kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër

Published

on

Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti

Published

on

Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat