Connect with us

Lajme nga vendi

Lindje e relaksuar dhe pa dhimbje me oksidin e azotit “gazi që të bën për të qeshur” në klinikën Zhan Mitrev

Published

on

Vetëm në Klinikën Zhan Mitrev në Qendrën për nënën dhe foshnjën kryhet lindje natyrale pa dhimbje, me ndihmën e qetësimit me oksid azoti, i njohur ndryshe si gazi që të bën për të qeshur. Sedacioni, ose shtimi i gazit të oksidit të azotit, kryhet duke përdorur pajisjen Master Flux Plus for Sedation, të cilën klinika e bleu posaçërisht për këtë qëllim. Kjo metodë e lindjes natyrale është e mundur për herë të parë në Maqedoni dhe bën që dhimbjet e lindjes të kalojnë pa u vënë re dhe lindja natyrale bëhet më e lehtë dhe pa dhimbje.

“Sedacioni i oksidit të azotit është një teknikë më pak invazive që mbart një rrezik më të ulët të efekteve anësore në krahasim me anestezinë epidurale”. Është një përzierje e përbërë nga oksidi i azotit dhe oksigjeni në raport të barabartë dhe redukton dhimbjen, ankthin dhe nervozizmin, si dhe ndikon në refleksin e lindjes, duke i bërë gratë më të relaksuara dhe duke e bërë më të lehtë lindjen. “Për shkak të efektit të të qeshurit që shkakton, oksidi i azotit quhet edhe gaz që të bën për të qeshur dhe në obstetrikë është i përshtatshëm për shkak të veprimit të shpejtë, eleminimit të shpejtë nga organizmi pas ndërprerjes së përdorimit”, thotë Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdes intensiv.

Gazi përdoret për analgjezi dhe anksiolizë dhe për ndërhyrje të vogla obstetrike, si dhe për procedura të tjera të dhimbshme si intervenimetdentare, kardiake, tek fëmijët dhe tek popullata me nevoja të veçanta, por mund të përdoret edhe si terapi shtesë për dhimbjet kronike tek pacientët onkologjikë.

” Sedacioni i oksidit të azotit ofron shumë përfitime për pacientët, redukton stresin, zvogëlon perceptimin e dhimbjes dhe lejon shërim të shpejtë.” Përveç kësaj, mund të aplikohet për të gjithë pacientët me siguri maksimale dhe redukton kohëzgjatjen e procedurës. “Disa gra preferojnë të përdorin oksid azoti gjatë kontraktimeve, dhe disa të tjera preferojnë ta përdorin atë për t’u relaksuar ndërmjet kontraktimeve”, shton Dr. Vezenkova Vuçkova.

Gazi shpërndahet përmes një maske të vogël thithëse dhe pasi të hiqet maska, efektet e oksidit të azotit zhduken shpejt.

Advertisement

Oksidi i azotit është një përbërje e gaztë që përdoret si analgjezik në mjekësi. I zbuluar në shekullin e 18-të, përdorimi i tij më i gjerë filloi në mesin e shekullit të 20-të pas ndërtimit të një aparati anestezie për vetë-administrimin e anestezive inhaluese. Efektet analgjezike dhe anksiolitike të gazit N2O mendohet se arrihen nga çlirimi i endorfinës në sistemin nervor qendror dhe modulimi i rrugëve të dhimbjes përmes veprimit të kanaleve dhe receptorëve të ndryshëm jonikë.

 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat