Connect with us

Lajme nga vendi

MMJPH: Kontrolle të forcuara nga inspektorët komunalë. Dënime për djegien e mbeturinave në natyrë dhe paralajmërime për familjet që djegin mbeturina druri

Published

on

 Sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese. Shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës, gjatë një kontrolli të rregullt për ngrohjen e shërbimeve të vogla, nuk kanë hasur në djegien e mbeturinave, por dy persona fizikë që ishin kapur duke djegur goma dhe kabuj elektrikë janë dënuar. Po ashtu, një person juridik është dënuar për hedhjen e papërshtatshme të mbeturinave, ndërsa tre familje që ngrohen duke djegur mbeturina druri (tavolina, copa druri dhe të tjera) janë paralajmëruar dhe u është kërkuar të largojnë menjëherë mbeturinat nga oborret e tyre dhe të përdorin dru ngrohjeje për ngrohje.
 
Komuna e Kisella Vodës ka shqiptuar dy dënime për persona fizikë për djegien e mbeturinave në natyrë, ndërsa Komuna e Ilindenit gjatë disa kontrolleve rutinë në hapësirat e hapura të territorit të komunës nuk ka konstatuar shkelje.
Komuna e Ohrit ka kryer inspektime në dy shërbime të automjeteve, njëri që ngrohej me dru dhe tjetri me energji elektrike, dhe në të dyja rastet, vajrat e përdorura janë dorëzuar në një kompani të autorizuar.
 
Në Komunën e Manastirit janë kryer inspektime të jashtëzakonshme në katër instalacione me leje ekologjike të integruara B: MLEKARA SH.A Manastir, LACTALIS SHPKNJP Manastir, IMV VELKOVSKI SHPK Manastir dhe KVASARA SH.A. Manastir. Nga ana e një subjekti të akredituar janë kryer matje të emisioneve në ajër, ku është konstatuar se në MLEKARA SH.A. Manastir dhe LACTALIS SHPKNJP Manastir, ku përdoret nafta si energji, ka tejkalim të nivelit të lejuar të emisioneve të NOx (oksidet e azotit), ndërsa në KVASARA SH.A. MANASTIR, ku përdoret dru si energji, ka tejkalim të CO (monoksidit të karbonit), për të cilat janë shqiptuar paralajmërime. Inspektime të kontrolluara do të kryhen në janar të vitit 2025.
 
Po ashtu, gjatë inspektimeve të jashtëzakonshme në katër furra, është konstatuar se të gjitha përdorin vetëm dru ngrohjeje.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat