Connect with us

Lajme nga vendi

Ndërmarrjet komunale në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë

Published

on

Qeveria tani për tani nuk e di se si shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidh problemin me borxhin që e kanë 90 ndërmarrje komunale për shkak të faturave të papaguara për energji elektrike. Deri në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërmarrjet publike komunale kanë borxh prej 113 milionë eurove, ndërsa një pjesë e këtij borxhi është për shkak të faturave të papaguara të rrymës.

Këto ndërmarrje komunale para së gjithash janë të ujësjellësit dhe kanalizimit që shfrytëzojnë rrymë për punën e pompave që mundësojnë furnizimin e banorëve me ujë, por edhe për largimin e ujërave fekale dhe atmosferike.

Këto ndërmarrje publike në letrën e dërguar deri te Qeveria kërkuan që tu mundësohet të blejnë rrymë sipas çmimit që EMV-ja shtetërore ia shet furnizuesit gjeneral EVN Home, prej ku furnizohen amvisëritë. Por, një pjesë e këtyre kompanive, për arsye të panjohura, kanë vendosur të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit, përkatësisht nuk kanë zgjedhur kompani prej së cilës do ta blejë rrymën, me çka çmimi është shumë më i lartë dhe është sipas çmimit ditor të Bursës së Maqedonisë të energjisë elektrike të rritur për 40%.

Përndryshe nëse ndonjë ndërmarrje furnizohet nga Furnizuesi i mundësisë së fundit, këtë mundet sipas Ligjit ta bëjë më së shumti tre muaj, pas çka duhet të gjejë furnizues tjetër komercial. Por të gjithë komunat dhe qeveritë deri më tani e tolerojnë këtë jorespektim të shtrenjtë të Ligjit, për shkak se këto ndërmarrje kanë rëndësi strategjike për qytetarët. Bozhinovska dyshon se ka raste kur disa drejtorë të ndërmarrjeve publike komunale qëllimisht shkojnë te furnizuesi i mundësisë së fundit dhe se do të kontrollohet nëse ka bazë për përgjegjësi. Komisioni rregullator për energjetikë nuk rekomandon që këto ndërmarrje të marrin çmim të njëjtë si EVN Home, për të mos prishur funksionimin e EMV-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat