Connect with us

Lajme nga vendi

Çanta luksoze, pasaporta për kafshë shtëpiake – dogana sekuestroi më shumë sende

Published

on

Dy shoqe të cilat kanë udhëtuar me fluturim nga Parisi në marrëveshje me një stilist maqedonas me banim në Francë kanë tentuar të kontrabandojnë në vend 16 çanta luksoze të markës Loewe në vlerë të përgjithshme prej 3,1 milionë denarë. Me të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pasagjerët kanë shkuar në kanalin e gjelbër me qëllim që ilegalisht të transportojnë çantat e markave luksoze dhe të mos paguajnë tatimin ndaj shtetit në shumë prej 924 mijë denarë. Në të njëjtin moment, doganierët i ndaluan për kontroll të imtësishëm, gjatë të cilit në valixhet e njërit prej pasagjerëve, përndryshe shtetas i Maqedonisë, i gjetën çantat luksoze. Ndaj saj është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kontrabandë.

– Në një depo publike doganore në mes të mallrave me origjinë nga Kina të destinuara për importues në Shkup, ekipi celular ka gjetur 132 trap, të cilat nuk ishin të mbuluara me dokumente doganore.

– Shërbimi për skanerë të lëvizshëm gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Tabanovc zbuloi 40 pako cigare të fshehura në pjesën e sipërme të kabinës së kamionit.

– Një çift i martuar ka tentuar që përmes vendkalimit kufitar Bllacë të kontrabandojë 72 palë atlete në vlerë të përgjithshme prej rreth 100 mijë denarë. Ata janë ndalur në dashje nga një ekip i lëvizshëm i cili gjatë kontrollit të mjetit ka zbuluar produktet e padeklaruara mes sediljeve dhe në bagazh.

– Një ekip mobil në dalje të vendit në pikën kufitare Deve Bair gjatë kontrollit të një autobusi ka zbuluar në një çantë shpine dhe një çantë pasagjerësh 58 pasaporta për kafshë shtëpiake me numër serie turke. Pronari i pasaportave ishte shtetasi turk, drejtuesi i autobusit që qarkullonte në linjën Kosovë-Turqi.

Advertisement

– Në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët gjatë kontrollit të një kamioni me targa bullgare, në hapësirën për paleta zbuluan 85 litra vaj ulliri të presim ftohtë.

– 56 çanta femrash janë gjetur në bagazhin dhe gomën rezervë të veturës me targa të Kosovës, e drejtuar nga një shtetase e Kosovës, e regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat