Lajme nga vendi
Lashkoska: Kujdesi për ujin është përgjegjësi e secilit prej nesh, pasi jemi pjesë e hapësirës së përbashkët në të cilën jetojmë
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, mbajti një fjalim hyrës në ngjarjen përfundimtare, ku u prezantuan rezultatet dhe arritjet e projektit “Aktivizimi i të rinjve për lumenj të qëndrueshëm: Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit të lumit Treska”.
Projekti po implementohet nga Analitika – Shkup me mbështetje nga Ambasada e Kanadasë për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, dhe qëllimi i saj është të nxisë aksione konkrete për përmirësimin e gjendjes së ujit në lumin Treska, si dhe mbrojtjen e florës dhe faunës lokale, përmes krijimit të partneriteteve ndërmjet të rinjve, organizatave qytetare dhe autoriteteve lokale dhe kombëtare.
Zëvendësministrja Lashkoska përshëndeti përfshirjen e të rinjve në projekte të tilla kërkimore:
– Ky projekt mundësoi mësimin e teknikave për grumbullimin e të dhënave nga terreni, analizën e mostrave dhe matjen e parametrave të ujit dhe mjedisit. Në këtë mënyrë, të rinjtë, përmes një shembulli konkret, përgatiten për profesionet e ardhshme që lidhen me mjedisin, punën kërkimore dhe shkencore – tha ajo.
Lashkoska theksoi gjithashtu se, duke pasur parasysh se për lumin Treska nuk ishin bërë kërkime të tjera më parë, ky projekt duhet të jetë një nxitës dhe ide për aktivitete të ardhshme.
– Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit të lumit Treska nga njëra anë mundëson kuptimin dhe ndërgjegjësimin për ndikimet e aktiviteteve të njeriut mbi cilësinë e ujërave të lumenjve, botën e gjallë dhe biodiversitetin e lumit, ndërsa nga ana tjetër, rrit njohuritë dhe ndërgjegjësimin për vlerën dhe kompleksitetin e mjedisit dhe për aktivitetet e nevojshme dhe të mundshme për ta mbrojtur dhe ruajtur këtë pasuri natyrore – shtoi zëvendësministrja.
– Ajo që e bën këtë projekt dhe këtë analizë të vlefshme për vëmendje është fakti se përfshin edhe pjesën e rritjes së ndërgjegjësimit publik dhe përgjegjësisë së çdo individi, sepse në fund të ditës, kujdesi për ujin nuk është vetëm përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve, ajo është përgjegjësi e çdo njeriu, sepse të gjithë jemi pjesë e hapësirës së përbashkët në të cilën jetojmë – tha Lashkoska.
Në kuadër të ngjarjes, u mbajt dhe një diskutim në panel me titull “Rruga drejt ruajtjes së Treskës”, ku u ndanë rezultatet e kërkimit dhe u realizua planifikimi i përbashkët i hapave të ardhshëm për përmirësimin e gjendjes së lumit Treska. Në ngjarje morën pjesë ekspertë, profesorë, përfaqësues nga Ambasada e Kanadasë, përfaqësues nga organizata joqeveritare, si dhe aktivistë rinorë që janë të angazhuar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore, luftës kundër ndotjes dhe mbrojtjes së ekosistemeve ujore.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

