Lajme nga vendi
Një shtetas gjerman është shpëtuar pasi që u humb në Karadak të Shkupit
Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza
Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij.
“Konkretisht, pas paraqitjes nga ana e të ounësuarit kujdestar në LAMM, ndërkaq të dhënat e marra nga Shërbimi gjerman për ndihmë në rrugë (i cili bashkëpunon dhe është i ngjashëm me LAMM këtu), në Qendrën për menaxhim me kriza është marrë informatë se është humbur një person i moshuar (70 vjeç – shtetas gjerman i cili ka folur edhe në gjuhën turke) pas fshatit Bllacë, në malin Karadak i Shkupit në drejtim të fshatrave Brezë dhe Tanushë, me koordinata të dhëna në LAMM nga ana e Shërbimit gjerman për ndihmë në rrugë. Personi nuk kishte ngrënë një ditë dhe i njejti ishte frikësuar për jetën e vet në errësirën e malit. LAMM ka pasur kontakt përmes Shërbimit gjerman për ndihmë në rrugë për gjendjen e perosnit të humbur, por në momentin e koordinimit me Sektorin për operacione dhe koordinim në QMK nuk patën mundësi për kontakt me personin. Prandaj, nga ana e LAMM në QMK janë dhënë edhe dy numra të huaj telefoni nga personi i humbur, Në gjurmim janë prëdorur edhe disa nga informatat e marra në 112 në QMK”, ceket në kumtesën e QMK-së.
Nga ana e Qendrës rajonale për menaxhim me kriza Shkup, përmes telefonit janë njoftuar edhe stacionet policore Mirkovc dhe Tanushë, të cilave iu është transmetuar informata se, në pajtim me koordinatat e paraqitura për personin e humbur, se ndoshta mund të gjendet në terren të pakalueshëm për çka do të ketë nevojë për automjet të terrenit. Njëkohësisht nga QMK ishin informuar edhe kompetentët e Komunës Çuçer Sandevë për përfshirjen e tyre të mundshme në gjurmim sipas zhvillimit të situatës dhe nevojave të gjurmimit.
Shtetasi gjerman është gjetur rreth orës 19:30.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

