Connect with us

Lajme nga vendi

ARTIZANËT NË KRIZË, KONKURRENCA E PADREJTË NGA PRODUKTET KINEZE

Published

on

Artizanët në qytetin e Strugës denoncojnë mungesën e subvencioneve dhe vështirësitë financiare që përballojnë gjatë vitit. Ata thonë se përgatiten me mund dhe punë të palodhur gjatë gjithë vitit, por fitimet i marrin vetëm ata që operojnë për një muaj gjatë verës.

“Ne që merremi me artizanale, nuk kemi asnjë subvencion dhe përballemi me dëme nga ata që punojnë vetëm një muaj. Ata vijnë, na marrin fitimin që ne e përgatisim gjatë gjithë vitit, dhe pastaj largohen, vijnë nga Tetova Gostivari edhe shumë vende tjera. Në qoftë se unë jam i detyruar te paguaj ujë, korent, taksa, siguracione gjitha edhe ngeli pa pare ata marrin fitimin edhe ikin. Ata marrin nga kina edhe i shesin prodhime kineze.”, u shpreh artizani Shpëtim Qoku.

Ata theksojnë se vlerësohen më shumë nga të huajt, veçanërisht nga holandezët, gjermanët dhe mërgimtarët.

“Këto artizanale që ne i shesim janë me shumë të interesuar te huajt holandez, gjerman zviceran nga Shqipëria, të mërgimit i blejnë për dhurata. Na konkurrojnë tregtarët të ardhur me produktet të Kinës. Ne duam qe ato mos të vijnë tek ne, të ketë një kriter.”, tha Qoku.

Qoku theksoi se në mungesë të ndihmës nga komuna, të paktën duhet të vendosen kritere të qarta për të ruajtur produktet artizanale dhe për të mbrojtur tregun nga konkurrenca e padrejtë. mrt. FITORE ISTREFI

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat