Lajme nga vendi
Gjithsej 40 ujëmatës digjital duhet të vendosen në Tetovë
Në qytetin e Tetovës gjithsej pritet të vendosen rreth 40 mijë ujëmatës.Para dhjetë viteve ishin vendosur 5700 ujëmatës, kurse para gjashtë muajve ka filluar sërish vendosja e tyre.Fillimisht, janë përfshirë harxhuesit më të mëdhenj të ujit, në këtë rast lavazhët,bizneset e mëdha dhe të vogla, ndërsa më pas ujëmatës do të vendoset edhe nëpër amvisëritë.Procesi i vendosjes së ujëmatësve në tërë qytetin e Tetovës duhet të përfundojë të paktën brenda dy viteve.
“Në fillim kanë qenë harxhuesit më të mëdhenj, lavazhët pasi që ata janë harxhuesit më të mëdhenj sepse ujin e shfrytëzojnë për çështje komerciale.Prej muajit janar kemi filluar vendosjen e ujëmatësve edhe tek bizneset e mëdha dhe të vogla. Gjithsej duhet të vendosen 40 mijë ujëmatës ku do të përfshihen bizneset dhe amvisëritë.Ndërsa vetëm për bizneset e mëdha dhe të vogla janë tre mijë ujëmatës që duhet të vendosen”, deklaroi Valon Zeqiri drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, në Tetovë.
Ndërkaq, problemi me ujin më shumë shfaqet në Tetovë gjatë sezonit të dimrit, kur ka më pak prurje nga burrimet në ujësjellës. Ndërkaq, vendosja e ujëmatësve pritet që të sjellë ndarje të barabartë të ujit.
“Vendosjen e ujëmatësve duhet të vendoset më shumë rend për sa i përket shfrytëzimit të ujit dhe të gjithë qytetarët do të kenë ujë në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë nevojë që të shfrytëzojnë hidrofore, sepse në Tetovë ka rreth 16 mijë hidrofore dhe ajo nuk e bën në mënyrë të barabartë ujin.Më shumë probleme kemi gjatë dimrit, ka më shumë defekte dhe më pak prurje të ujit nga burrimet në ujësjellës. Prandaj, kërkojmë që qytetarët në këto raste të mos e keqpërdorin ujin sepse ka ende raste të keqpërdorimeve” deklaroi Zeqiri.
Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” në Tetovë sërish apelon deri tek qytetarët se pagesa e rregullt e faturave për furnizimin me ujë të pijshëm dhe shërbimet e kanalizimit është përgjegjësi e çdo konsumatori dhe se mospagesa në afatin e caktuar sjell vështirësi në mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit të ujësjellësit duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimeve që ofrohet.Prandaj, nga kjo ndërmarrje kërkojnë nga të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara të kryejnë obligimet e tyre sa më parë, për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve dhe procedurat ligjore që mund të pasojnë. “Në rast të vonesave të mëtejshme, do të detyrohemi të ndjekim hapat ligjorë për mbledhjen e detyrimeve përmes noterit dhe gjykatës përmbaruese”, apeluan nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” në Tetovë
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

