Connect with us

Lajme nga vendi

MMJPH: Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisës së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë “Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Ky Program është krijuar për transformimin afatgjatë të menaxhimit të burimeve ujore, duke ngritur kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, duke ofruar mekanizmat e nevojshëm për bashkëpunim dhe duke përmirësuar legjislacionin dhe kuadrin e planifikimit.

Resurset ujore, dhe veçanërisht ujërat nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë një burim natyror strategjik, por potenciali i tyre nuk është eksploruar, shfrytëzuar, monitoruar, regjistruar, mbrojtur apo menaxhuar sa duhet. Nevojitet përforcimi i kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse, rregullimi ligjor dhe harmonizimi me të drejtën e BE-së. Gjithashtu, vetëdija e ulët për statusin e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore reflektohet në presionin e ulët publik dhe mobilizimin e dobët të publikut dhe shoqërisë civile për çështjet e menaxhimit të burimeve ujore.

Deri në fund të vitit 2027, programi parashikon: që t’I përforcojë kapacitetet e institucioneve kryesore dhe palëve të interesuara për menaxhim të integruar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore, të harmonizojë dhe konsolidojë kuadrin ligjor, të zhvillojë draft Planin e Menaxhimit të Basenit të Lumit Vardar dhe të zbatojë projekte pilot me fermerët, shërbimet publike, sektori privat dhe komunat.

Përfituesi dhe bartësi kryesor i programit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (përfshirë në të tre komponentët), dhe programi (në dy komponentë) përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Drejtorisë Hidrometeorologjike.

Programi mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në një shumë totale prej 4,600,000 franga zvicerane deri në vitin 2027, dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguron pjesëmarrje të brendshme përmes të dy ministrive, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me 300.000 franga zvicerane (në tre vjet) dhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave 200.000 franga (në dy vjet).

Advertisement

Programi zbatohet nga Konzorciumi Skat Consulting Ltd (Zvicër) dhe PointPro Consulting (Maqedonia e Veriut), dhe është projektuar në 2 faza: faza 1, nga janari 2024 – dhjetor 2027 dhe është planifikuar të vazhdojë me fazën 2, nga 2028-2031.

Qeveria e Konfederatës Zvicerane përfaqësohet nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme, e cila vepron përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Memorandumi i mirëkuptimit përmban përshkrim të detajuar dhe plan dinamik të aktiviteteve dhe detyrave dhe do të jetë bazë për zbatimin e “Programit për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat