Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektoren për Financa Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftiari, Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri si dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihu, e pritën dje në takim Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës të Qeverisë së vendit tonë, Lulzim Aliun me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, palët diskutuan për çështje kyçe që lidhen me sfidat dhe nevojat e Universitetit të Tetovës, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen financiare për kërkimin shkencor dhe mundësitë për zhvillim profesional të stafit akademik, duke u ndalur veçanërisht te përgatitja e Ligjit të ri për arsimin e lartë.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli e falënderoi Zëvendësministrin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për të kontribuuar në përmirësimin e legjislacionit për arsimin e lartë. Ai nënvizoi nevojën për rritjen e mbështetjes institucionale ndaj universiteteve publike, duke shtuar se zhvillimi i arsimit të lartë është një faktor kyç për të ardhmen akademike dhe profesionale të të rinjve. Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vlerësuan këtë takim si një mundësi të rëndësishme për të shprehur shqetësimet dhe rekomandimet e tyre, duke theksuar nevojën për përmirësime në infrastrukturë dhe mbështetje financiare.
Gjatë këtij takimi përpos tjerave vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes së Ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë, Lulzim Aliu, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në procesin e hartimit. Ai po ashtu shprehu besimin se ky ligj do të jetë një produkt i pranueshëm dhe i dobishëm për institucionet e arsimit të lartë në vend.
Ky takim dëshmon përkushtimin e institucioneve për të punuar së bashku në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe përshtatjen e tij me nevojat bashkëkohore të studentëve dhe shoqërisë sonë.
Lajme nga vendi
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu e vizitoi Universitetin e Tetovës
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

