Lajme nga vendi
MMJPH: Aktivitete të intensifikuara nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit
Sipas detyrimeve nga Plani i Veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025, komunat Ohër, Manastir, Shtip, Tetovë, Prilep, Gazi Babë, Kisella Vodë, Strumicë dhe Krushevë dërguan Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën nga 27 deri më 31 janar 2025.
Në Ohër, fokusi është vënë në kontrollin e rregullshmërisë së automjeteve dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme nga trafiku, ndërsa është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në dy vend-ndërtimore, ku nuk janë vërejtur emisione të ndaluara nga substancat ndotëse.
Shërbimet inspektuese të Komunës së Manastirit gjatë gjysmës së dytë të janarit kanë kryer inspektime kontrolluese në tri instalacione me leje B dhe i kanë detyruar ato të marrin masa për të ulur emisionet në ajër në kufijtë e lejuar nga ligji. Aktualisht priten rezultatet nga matjet e reja. Po ashtu, janë kryer inspektime në 11 autoservise për trajtimin e mbeturinave dhe nuk është konstatuar djegia e vajit të mbeturinave, dhe me të njëjtin po veprohet në përputhje me ligjin: është ruajtur përkohësisht në kushte të sigurta dhe i është dorëzuar subjekteve të autorizuara. Gjatë kontrollimeve të vazhdueshme, inspektorët komunalë nuk kanë konstatuar djegie të mbeturinave në hapësira të hapura.
Në komunën e Shtipit janë kryer 5 mbikqyrje inspektuese tek subjektet juridike që posedojnë B-LEI, nga të cilat për 3 janë lëshuar aktvendime për veprim, përkatësisht ato janë detyruar të kryejnë matjet e përcaktuara në lejet e tyre. Po ashtu, janë kryer 14 inspektime të jashtëzakonshme tek subjektet që posedojnë elaborat për mbrojtjen e mjedisit, nga të cilat për 6 subjekte juridike që kryejnë aktivitetin – përpunimi i drurit dhe produkteve drurore, përfshirë edhe prodhimin e mobiljeve, është lëshuar aktvendim për veprim për matjet sipas Elaboratit.
Në komunën e Tetovës, shërbimet inspektuese kanë kryer mbikëqyrje inspektuese. Shërbimet inspektuese në Ohër kanë kryer mbikqyrje inspektues tek 5 subjekte juridike që kanë B leje ekologjike të integruar dhe Elaborat për mbrojtjen e mjedisit dhe për këto subjekte nuk janë vërejtur shkelje. Në procesin e prodhimit, dy subjekte përdorin energji elektrike, ndërsa tre përdorin dru për ngrohje (kryesisht bukë-pjekës).
Komuna e Prilepit gjatë javës së përmendur ka realizuar 5 mbikqyrje inspektuese, nga të cilat 4 janë autoservise, dhe një është tek subjekti juridik që kryen gërmim të mermerit. Tek autoserviset janë kryer matje të emisioneve nga burimi stacionar.
Në komunën e Shkupit, Gazi Babë, janë kryer mbikqyrje inspektuese në përputhje me dispozitat e Ligjit për hapësirat e gjelbra urbane, ku inspektorët komunalë të komunës së Gazi Babës kanë shqiptuar 12 gjoba. Po ashtu, janë shqiptuar 7 gjoba në përputhje me Ligjin për pastrimin publik, dhe është realizuar një inspektim i të gjitha pikave kritike ku shpesh ndodhin shkelje në lidhje me depozitimin dhe/ose djegien e mbeturinave, dhe është shqiptuar një gjobë për depozitimin e papërshtatshëm të mbeturinave.
Në lidhje me inspektimin e subjekteve juridike që disponojnë B- Leje të Integruar Ekologjike, është bërë një inspektim në 2 servise automekanike në territorin e Komunës së Gazi Babës, ku nuk janë konstatuar shkelje. Gjatë javës së përmendur, gjatë inspektimit të rregullt dhe kontrollit të ngrohjes në serviset e vogla, nuk është gjetur djegie e mbeturinave. Është konstatuar se një problem serioz për Komunën e Gazi Babës janë familjet që ngrohen duke djegur mbeturina druri (dërrasa, mbeturina druri dhe të ngjashme). Janë paralajmëruar 2 persona fizikë për këtë shkelje dhe u është urdhëruar që menjëherë të largojnë mbeturinat nga oborret e tyre dhe të përdorin dru për ngrohje.
Komuna e Gazi Babës ka vepruar edhe në lidhje me masën 8 të Planit të Veprimit dhe ka realizuar një inspektim të kantierëve të ndërtimit, gjatë të cilit është kontrolluar zbatimi i masave për reduktimin e ndotjes (deponimi i duhur i mbeturinave, punë me manovra speciale që nuk do të shkaktojnë pluhur, etj.). Po ashtu, bëhet kontroll i rregullt i automjeteve që dalin nga kantieret dhe investitorëve u rekomandohet të lajnë rrotat e automjeteve para se të dalin nga kantieret.
Sipas raportit, Komuna e Gazi Babës ka realizuar inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme për subjektet juridike që disponojnë Elabórate për mbrojtjen e mjedisit, sipas Dekretit për miratimin e të cilës është përgjegjës Kryetari i Komunës, Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Kryetarët e komunave në Qytetin e Shkupit. Gjatë realizimit të inspektimeve, është vënë theksi tek subjektet juridike që, gjatë aktivitetit të tyre, pranojnë mbetje si vajra motorikë të përdorur, goma të përdorura dhe mbetje të tjera. Janë realizuar 10 inspektime dhe janë dhënë 2 gjoba për djegien e mbeturinave në hapësirë të hapur. Po ashtu, janë realizuar 10 inspektime në kantierët e ndërtimit dhe magazinat aktive, dhe është urdhëruar larja e gomave të kamionëve dhe aktivitete të tjera për zbatimin e Ligjit për Pastrimin Publik.
Shërbimet inspektuese në Komunën e Strumicës kanë realizuar inspektime të jashtëzakonshme në 5 instalacione, dhe janë lëshuar 4 aktvendime (detyrimi për kryerjen e matjeve të emisioneve nga burimet e stacionuara, vazhdimi i B- lejes së integruar ekologjike) dhe një aktvendim me paralajmërim për përgatitjen e Elaboratit me kontratat e nevojshme për hedhjen e mbetjeve. Po ashtu, është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në 2 kantierë ndërtimi, ku nuk janë konstatuar parregullsi.
Ndërkohë, për periudhën nga 01 deri më 04.02.2025, në Strumicë janë realizuar edhe gjashtë inspektime të jashtëzakonshme, nga të cilat katër tek subjekte juridike që merren me prodhimin e mobiljeve, një tek një subjekt juridik për prodhimin e paketimit plastik dhe një inspektim tek një subjekt juridik që merret me prodhimin e strukturave metalike, dhe në të gjitha gjashtë rastet janë konstatuar parregullsi edhe atë: tek dy subjekte juridike do të iniciohet procedura kundërvajtëse sipas Ligjit për menaxhimin e mbetjeve, me lëshimin e një fature të dënimit për shkelje me një gjobë prej 9000 euro për subjektin juridik dhe 500 euro për menaxherin e subjektit juridik të inspektuar; për tre subjekte juridike do të merret një Aktvendim për përgatitjen e një Elaborati për mjedisin dhe marrjen e masave teknike përkatëse për instalimin e filtrave për të reduktuar, parandaluar dhe kontrolluar ndikimin negativ mbi cilësinë e ajrit ambiental, ndërsa për një subjekt juridik do të merret një aktvendim për të përgatitur një Elaborat për mjedisin, në përputhje me aktivitetin që zhvillon. Për më tepër, gjatë periudhës që pason, inspektimet e jashtëzakonshme që realizohen nga inspektori i mjedisit në Komunën e Strumicës do të publikohen në faqen zyrtare të komunës.
Komuna e Krushevës ka vënë theksin në forcimin e kontrolleve aksionale për kontrollin teknik të automjeteve që marrin pjesë në trafik, me theks të veçantë në gazrat e shkarkimit, sidomos tek ato me naftë, automjetet e rënda dhe automjetet e paregjistruara.
Lajme nga vendi
‘Fitonin’ 34 mijë euro me mallverzimeve gjatë shit-blerjes së veturave të konfiskuara
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personave N.I., B.G. në cilësinë e tyre si drejtues të personave juridikë, kundër dy personave juridikë, si dhe kundër pesë personave të punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar F.A., G.A., P.K., F.J. dhe A.B., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrjes publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të denoncuarit N.I. dhe B.G., si drejtues të dy personave juridikë, gjatë vitit 2021 me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar kanë shkelur rregulloret e procedurës për thirrje publike dhe dhënie të kontratës së prokurimit publik, me marrëveshje paraprake dhe veprime të koordinuara kanë shkelur konkurrencën në procedurën për shitjen e automjeteve të shkatërruara – skrap metali, të organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar. Një person juridik u paraqit si konkurrent formal, dhe gjatë ankandit publik u paraqit një ofertë me një gabim teknik të qëllimshëm në një shumë monetare joreale, e cila i pengoi pjesëmarrësit e tjerë të vazhdonin më tej me ofertat.
Të pandehurit G.A., P.K. dhe F.J., si anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës, në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Përfitimit Pasuror dhe Objekteve të Sekuestruara në Procedurën Penale dhe Kundërvajtje, dhe bazuar në një akt nënligjor dhe mendim ligjor të përgatitur nga A.B., me vetëdije ndihmuan në zbatimin e kësaj skeme të dakorduar dhe mundësuan lidhjen e një marrëveshjeje për shitjen e automjeteve të sekuestruara të shkatërruara si skrap metali midis Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, të përfaqësuar nga F.A., dhe personit juridik të menaxhuar nga N.I., gjë që i mundësoi personit juridik të fitonte përfitim pasuror të paligjshëm në shumën prej 2.128.352 denarë.
Lajme nga vendi
Siljanovska: Balancuesi krijoi pushtet të korruptuar, ligjet duhet të miratohen me procedurë të rregullt
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standarE madhee njerëzore dhe ekologjike.
Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim.
Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj se zgjidhja duhet të miratohet përmes argumenteve.
“Çështja është komplekse. Ka vende ku ekziston shtetësia e dyfishtë, ka vende ku nuk ekziston. Sot të gjithë po përballemi me një eksod dhe mungesë të fuqisë punëtore, dhe po flasim për qenie njerëzore që kanë edhe të drejtën e jetës”, tha presidentja, duke shtuar se zgjidhjet duhet të merren pas një debati të gjerë publik dhe duke peshuar argumentet “pro” dhe “kundër”.
Lidhur me pritjet e saj për marrëdhëniet me qeverinë e re të Bullgarisë, Siljanovska Davkova deklaroi se pritjet duhet të drejtohen nga qeveria e re bullgare dhe kryeministri Rumen Radev, duke theksuar se populli bullgar pret stabilitet, reforma dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.
Lidhur me kërkesat e organizatave joqeveritare për të vënë veton ndaj Ligjit për Burimet Minerale, presidentja theksoi se ato kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe meritojnë, siç e tha ajo, një “vend të gjelbër” në parlament.
Sipas saj, garancitë për mbrojtjen e mjedisit nuk përmbahen në këto ligje.
“Ato ligje, nëse keni parasysh Ligjin për burimet minerale, merren kryesisht me çështjet e energjisë. Ne kemi Kushtetutë, kemi edhe Ligj për mbrojtjen e mjedisit – ky është çelësi i qëndrimit ndaj këtyre ligjeve”, shtoi Siljanovska Davkova.
Ajo theksoi se shteti duhet të përgatitet njëkohësisht për sfidat e ardhshme energjetike dhe të kujdeset për natyrën.
Lajme nga vendi
KONGRESI I VLEN – QYTETARËT MIRËPRESIN BASHKIMIN!
Për ditë me radhë koalicioni VLEN ka ngritur intensitetit e aktivitetit publik duke paralajmëruër Kongresin e Bashkimit.
Sipas tyre e shtuna, do të kurorëzojë përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar.
Koalicioni VLEN, nesër më 9 Maj – në Ditën e Evropës, do të mbajë Kongresin e bashkimit, ku 5 subjekte politike formalisht duhet të miratojnë vendimin për të vepruar si subjekt i vetëm politik në kuadër të bllokut politik shqiptar në vend. Në prag të Kongresit, VLEN doli me mesazhin se procesi i bashkimit ka qenë i gjatë dhe përplot me sfida politike, dyshime dhe tentativa për të parandaluar këtë process. Sipas VLEN-it, ky bashkim ka peshë historike dhe se ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve. Por, si e shohin qytetarët, këtë Kongres dhe këtë bashkim të VLEN-it?
“Çdo bashkim është i mirë. Madje unë kisha thënë se që të bashkohen të gjitha partitë”
“Edhe atë gajle do ia mbajë VLEN-it, unë jam plak”
“Më mirë me u bashkuar”
“Më mirë është. Deri tani Bilall Kasami ka punuar mirë. Jam i gëzuar”
“Mendoj se është mirë. Bilall Kasami duhet të jetë Kryetar”
“Është më mirë për shqiptarët. Cili të jetë Kryetar vet le ta vlerësojnë”
“Normalisht se është mirë. Sa më të bashkuar aq më mirë. Vet si do të vendosin organmet partiake, mendoj se Izeti do të ishte më mirë”
Pas Kongresit, VLEN, si pjesë e Qeverisë, do të duhet të përballet me shumë sfida që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.
Situata ekonomike, migrimi i të rinjve, pozita e shqiptarëve, gjuha shqipe, eurointegrimet evropiane e shumë çështje tjera duhet që nga premtimet të shndërrohen në rezultate të prekshme./Tv Koha/
-
Lajme nga rajoni2 months agoStudentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon për respekt të gjuhës
-
Lajme nga rajoni2 months agoDW: Milanoviçi i mbylli derën Vuçiçit dhe i dëmtoi të gjithë
-
Lajme nga rajoni2 months agoNga Skënderbeu te Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

