Connect with us

Lajme nga vendi

Rritet numrit të të prekurve nga sëmundjet malinje

Published

on

Viteve të fundit është vërejtur rritje e numrit të skriningut të gjirit dhe skriningut të qafës së mitrës sidomos te mosha e re. Kjo rritje e sëmundjeve malinje vë në pah domosdoshmërinë e reagimit në kohë, përkatësisht diagnostikimin e hershëm.

“Vërehet rrije e skriningut te gjirit dhe skriningut të kancerit të qafës së mitrës. Këto të dhëna flasin për rritje të ndjeshme në dallim nga vitet e kaluara. Në kudër të programit për skrining të gjirit përfshihen gratë nga 40 deri në 69 vjeç, të cilët kanë mundësi vet të paraqiten në internet dhe me programin e vitit 2025 do të mundësohet që të caktohet skrining përmes mjekëve amë”, deklaroi Jovica Andonovski, zv/ministër i shëndetësisë.

Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski thotë se janë të nevojshme masa për parandalimin e sëmundjeve të kancerit.

“Ndonjëherë është më e vështirë të vendosim të ndajmë njëqind milionë denarë për ekzaminime parandaluese për kancerin e prostatës dhe nuk do ta kishim problem që ato 100 milionë ti ndajmë për buxhetin e trajtimit, pasi ende jemi shumë të fokusuar në trajtim dhe jo mjaftueshëm në parandalim dhe zbulimin e hershëm”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.
Pacientët Onkologjikë thonë se funksionimi i duhur i sistemit është ende larg.

“E vetmja mënyrë që të ndalojmë që të “ecim përpjetë” është që të punojmë për parandalimin. Këtu u përmend parandalimi, megjithatë nga përvoja e dimë se kemi problem me programin skrining, shpresoj se këtë herë do të bëhet si duhet dhe pacientët të mos çmenden”, tha Ana Marjanoviq, paciente dhe anëtare e Hema Onko.

Advertisement

Këto komente u bënë gjatë shënimit të ditës botërore të kancerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri në vitin 2050 numri i diagnostikuarve me kancer do të rritet për 77 për qind.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat