Connect with us

Lajme nga rajoni

Autobusi nga Kosova u aksidentua në Kroaci, kompania jep detaje

Published

on

Nga kompania kosovare “Harea” kanë dhënë disa detaje për aksidentin në Kroaci me autobus, që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës ku ndodheshin rreth 28 persona.

26 personat dhe dy shoferë dërguan thirrje për ndihmë për të dalë nga autobusi që ishte aksidentuar dhe të njëjtit kanë shpëtuar pa pasoja dhe kanë arritur në destinacionin e tyre.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress nga kompania “Harea”.

Derisa nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë deri më tani nuk kanë informacione lidhur me rastin.

Mirëpo, të njëjtit kanë deklaruar se janë në komunikim me ambasadën në Kroaci, porse deri tash nuk kanë ndonjë përgjigje.

Advertisement

“Është e vërtetë që autobusi veç e ka devijuar rrugën, gjithë pasagjerët janë mirë, kanë arritur në destinacionin ku kanë pas të zbresin, dhe nuk ka diçka tjetër…Nuk ka të lënduar kanë arrit të gjithë pasagjeret në destinacionet e tyre”, thanë nga MPJD.

Mbrëmë rreth mesnatës nga rreth 28 persona të cilët ndodheshin në një autobus të një kompanie nga Kosova, i cili në rrethana të paqarta ka rrëshqitur nga rruga në një kanal dhe në një sipërfaqe me bar në autostradën A1 te Donja Zdençina në Kroaci.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes dhe vëmendje maksimale kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit.

Lajme nga rajoni

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon për respekt të gjuhës

Published

on

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë që do të protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si një sinjal të rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe respektimin e të drejtave themelore.

Në reagimin e saj, Spiropali thekson se kërkesa për të drejta që janë të garantuara në Kushtetutë dhe në ligj, por që ngrihen në formë proteste, tregon qartë se ekziston një hendek mes parimit dhe zbatimit në praktikë. Sipas saj, të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në dokumente zyrtare, por duhet të reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Gjuha shqipe nuk mund të jetë objekt diskutimi apo kompromisi institucional, por përbën një të drejtë themelore që duhet të respektohet. Në këtë kontekst, protesta e studentëve shihet jo vetëm si një reagim, por si një thirrje për të forcuar standardet demokratike dhe për të garantuar barazi reale”, tha ish-kryediplomatja shqiptare transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se një shtet që mbron dhe garanton përdorimin e gjuhës, kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e barazisë dhe ndërtimin e besimit mes qytetarëve.

Tutje, ajo shpreh mbështetje për studentët, duke theksuar se ata po mbrojnë jo vetëm gjuhën, por edhe dinjitetin dhe parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë.

Advertisement

Në përfundim, ish-ministrja e Jashtme shqiptare, e konsideron këtë situatë si një provë të rëndësishme për funksionimin real të shtetit dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike, veçanërisht në kontekstin e aspiratave të përbashkëta europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

DW: Milanoviçi i mbylli derën Vuçiçit dhe i dëmtoi të gjithë

Published

on

Vendimi i Presidentit kroat Zoran Milanoviq për të anuluar takimin e planifikuar të majit në kuadër të nismës Brdo-Brioni me qëllim parandalimin e ardhjues së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kroaci, ka shkaktuar reagime të ndara në publik për një javë të tërë.

Duket se mbizotërojnë kritikat, ndërsa në anën tjetër janë kryesisht e djathta ekstreme kroate dhe vetë Aleksandar Vuçiq. Ai e komentoi këtë për mediat, duke thënë se pajtohet “plotësisht” me veprimin e Milanoviqit, sepse “ai nuk ka vend atje”.

Një deklaratë nga Zyra e Presidentit të Kroacisë deklaroi se “deklaratat dhe veprimet politike” të Presidentit serb “në ditët dhe javët e fundit” janë në kundërshtim me “qëllimin e procesit të Brdo-Brioni”, të cilit Milanoviq është bashkëkryetar.

Kujtohet se ky proces u iniciua nga Kroacia dhe Sllovenia me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe përshpejtimin e integrimit evropian në Evropën Juglindore. Më pas u raportua nga burime të tjera se kabineti i Presidentes sllovene Natasha Pirc Musar, gjithashtu bashkëkryetare e nismës, po shqyrton një vend alternativ për takimin që bashkon krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

DW: Milanoviçi i mbylli derën Vuçiçit dhe i
Takimi Vuçiq dhe Milanoviq nga viti 2022

“Në parim, mendoj se është gjithmonë shumë më e zgjuar të flasësh sesa të mos flasësh”, tha për DW Tomislav Jakiq, komentator i politikës së jashtme dhe ish-këshilltar i politikës së jashtme i Stjepan Mesiq, ish-Presidentit kroat.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë, ai beson se nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me fqinjë.

Advertisement
“Për një numër arsyesh, ne jemi të varur nga njëri-tjetri”, thotë ai. “Ndërtimi i marrëdhënieve më të mira të mundshme është padyshim në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Nëse jo fqinjësi të mirë, atëherë të paktën marrëdhënie të drejta. Anulimi i takimit brenda procesit Brdo-Brioni, të cilin Kroacia duhej ta priste, nuk kontribuon në përmirësimin e këtyre marrëdhënieve në asnjë mënyrë”, shton ai.

Sidomos duke pasur parasysh se ato kanë qenë në një nivel shumë të ulët për një kohë të gjatë. Jakiq thotë se ka përshtypjen, në mungesë të treguesve më konkretë, se Presidenti kroat “ndjeu nevojën, për arsye që i di vetëm ai”, për ta bërë veten disi të pranueshëm përsëri për krahun e djathtë të elektoratit kroat.

Kjo pavarësisht faktit që Zoran Milanoviq nuk ka më mundësinë të kandidojë për president të Kroacisë.

“Nga pikëpamja e ruajtjes së dinjitetit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kroacisë,” është kategorik Jakić, “ai nuk ka nevojë të favorizojë askënd.”

“Në të njëjtën kohë, në javët e fundit, për çështje të tjera të politikës së jashtme, ai ka treguar se mund të marrë qëndrimin e duhur, të vendosur dhe të qartë, edhe kur kjo nuk i sjell pikë politike në skenën e brendshme. Kjo është arsyeja pse është edhe më e vështirë për mua të kuptoj pse ai po lëviz në drejtim të ruajtjes së tensionit midis Kroacisë dhe Serbisë,” thotë Jakiq.

Ai mendon se nuk dëshiron në asnjë mënyrë të amnistojë atë që tha ose bëri Vuçiq. “Por nëse marrëdhënia me Serbinë do të vihet në pah, do të ishte më e mençur dhe politikisht më e pastër të krijohej një mundësi në të cilën Presidenti Vuçiq do të duhej të legjitimonte veten,” beson Jakiq.

Advertisement

Takimi i iniciativës Brdo-Brioni, sipas mendimit të tij, ishte një hapësirë ​​e mirë për diçka të tillë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të tensioneve midis Kroacisë dhe Serbisë në javët e fundit, pasi Ushtria e Serbisë shfaqi publikisht raketat kineze ajër-tokë CM-400.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Prishtinë: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në ditën e finales historike të Kosovës

Published

on

“Sot rivalë, por gjithmonë MIQ”: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq – e keni paguar “borxhin” në vitin 1999!

Në prag të një ndeshje historike për Kosovën, një bar në Prishtinë ka ndërmarrë një iniciativë simbolike, të ofrojë kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët e Turqisë.

Ky gjest vjen si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. Mesazhi i shpërndarë është i qartë: “E keni paguar në vitin 1999 – sot nuk keni asnjë borxh”.

Edhe pse sot dy ekipet përballen si rivalë në fushë, ky veprim rikujton se lidhjet mes popujve mbeten të forta përtej sportit. Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, me tifozë nga të dyja palët që do ta ndjekin ndeshjen në një frymë respekti dhe miqësie.

Ky gjest i vogël, por domethënës, po vlerësohet si një shembull i bukur i solidaritetit dhe respektit ndërmjet dy popujve./TVShenja

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat