Lajme nga bota
Rrëzohet helikopteri në Itali/ Tre të vdekur, mes tyre edhe një biznesmen i njohur
Një helikopter është rrëzuar në Castel Guelfo të Parmës.
Në bord ndodheshin tre persona, të cilët humbën jetën. Mes viktimave është 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, trashëgimtar i një familjeje të njohur.
Avioni u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare në komunën e Noceto.
Kalaja i përket familjes Rovagnati. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.
Lajme nga bota
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë Iranin me armë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se importet nga vendet që furnizojnë Iranin me armë ushtarake do të përballen me tarifa të menjëhershme prej 50% pa përjashtime, duke kërcënuar me këtë veprim vetëm disa orë pasi ranë dakord për një armëpushim dyjavor me Teheranin.
Pas më shumë se pesë javësh sulmesh kundër lançuesve të raketave, bazave ushtarake dhe industrisë së armëve të Iranit, Trump iu rikthye tarifave si mjet për të ndikuar, duke përdorur një postim në mediat sociale për të paralajmëruar Kinën dhe Rusinë kundër rifurnizimit të arsenaleve të Teheranit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
Pekini dhe Moska kanë mohuar furnizimin me armë kohët e fundit, megjithëse akuzat kundër Rusisë kanë vazhduar.
Lajme nga bota
Pakti i armëpushimit me SHBA-në nuk zgjat, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit: Sulmet izraelite në Liban janë të papranueshme
Televizioni shtetëror iranian “Press TV” raportoi se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur plotësisht, duke detyruar anijet cisternë të naftës të ndryshojnë drejtim dhe të kthehen pas.
Sipas raportimit, të bazuar në të dhëna të gjurmimit detar, një cisternë nafte me emrin “AUROURA”, e cila po lëvizte drejt daljes së ngushticës, ka bërë një kthesë të menjëhershme 180 gradë pranë bregdetit të Musandamit, duke u rikthyer në brendësi të Gjirit, shkruajnë mediat.
Manovra ka ndodhur në një nga zonat më të ndjeshme të kësaj rruge ndërkombëtare detare, mes ishullit Larak dhe gadishullit Musandam, një pikë kyçe për transportin global të energjisë dhe me rëndësi të lartë gjeopolitike.
Ndërkohë, agjencia Fars News Agency raportoi më herët se lëvizjet e cisternave në këtë korridor jetik janë ndalur, në të njëjtën kohë me sulmet e fundit vdekjeprurëse të Izraeli në Libani.
Sipas të njëjtit burim, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm, Teherani kishte lejuar kalimin e sigurt të dy cisternave përmes ngushticës.
Në zhvillime të tjera, Donald Trump deklaroi se kishte rënë dakord për një pezullim dyjavor të sulmeve ndaj Iranit, me kusht që Teherani të garantonte rihapjen e menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi u shpreh se Irani do të sigurojë kalim të sigurt gjatë periudhës së armëpushimit, në koordinim me forcat e armatosura, duke shtuar se operacionet “mbrojtëse” do të ndalen nëse ndalen sulmet ndaj vendit.
Lajme nga bota
“Gjithçka është gati” – Trump jep njoftimin e ri pasi u shkelë marrëveshja e armëpushimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se nëse armëpushimi nuk respektohet plotësisht, forcat amerikane do të veprojnë me forcë të madhe ndaj Iranit.
“Të gjitha anijet, avionët dhe personeli ushtarak amerikan, me municione, armë shtesë dhe gjithçka tjetër të përshtatshme dhe të nevojshme për ndjekjen vdekjeprurëse dhe shkatërrimin e një armiku tashmë të degraduar në mënyrë të konsiderueshme, do të mbeten në vend në dhe përreth Iranit, derisa MARRËVESHJA E VËRTETË e arritur të respektohet plotësisht. Nëse për ndonjë arsye nuk respektohet, gjë që është jashtëzakonisht e pamundur, atëherë fillojnë “Të shtënat”, më të mëdha, më të mira dhe më të fuqishme që janë parë ndonjëherë” shkroi Trump.
Ai shtoi se, pavarësisht të gjithë retorikës së kundërt, ASNJË ARMË BËRTHAMORE nuk do të përdoret dhe se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur dhe e sigurt.
“Ndërkohë, Ushtria jonë e madhe po ngarkohet dhe po pushon, duke pritur me padurim, në realitet, pushtimin e saj të ardhshëm. AMERIKA ËSHTË KTHYER!” përfundoi presidenti amerikan herët të enjten në mëngjes.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

