Lajme nga bota
Tragjike në Gjermani/ Burri gjen bashkëshorten dhe fëmijët pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në Gjermani, kur një burrë gjeti bashkëshorten dhe dy djemtë e tij pa shenja jete kur u kthye në shtëpi.
Siç raportojnë mediat gjermane, gruaja 45-vjeçare ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë (14 dhe 16 vjeç) e më pas i ka dhënë fund dhe jetës së saj.
Tragjedia familjare raportohet se ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen.
Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tyre. Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.
Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme, duke marrë në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova.
Lajme nga bota
Pakti i armëpushimit me SHBA-në nuk zgjat, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit: Sulmet izraelite në Liban janë të papranueshme
Televizioni shtetëror iranian “Press TV” raportoi se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur plotësisht, duke detyruar anijet cisternë të naftës të ndryshojnë drejtim dhe të kthehen pas.
Sipas raportimit, të bazuar në të dhëna të gjurmimit detar, një cisternë nafte me emrin “AUROURA”, e cila po lëvizte drejt daljes së ngushticës, ka bërë një kthesë të menjëhershme 180 gradë pranë bregdetit të Musandamit, duke u rikthyer në brendësi të Gjirit, shkruajnë mediat.
Manovra ka ndodhur në një nga zonat më të ndjeshme të kësaj rruge ndërkombëtare detare, mes ishullit Larak dhe gadishullit Musandam, një pikë kyçe për transportin global të energjisë dhe me rëndësi të lartë gjeopolitike.
Ndërkohë, agjencia Fars News Agency raportoi më herët se lëvizjet e cisternave në këtë korridor jetik janë ndalur, në të njëjtën kohë me sulmet e fundit vdekjeprurëse të Izraeli në Libani.
Sipas të njëjtit burim, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm, Teherani kishte lejuar kalimin e sigurt të dy cisternave përmes ngushticës.
Në zhvillime të tjera, Donald Trump deklaroi se kishte rënë dakord për një pezullim dyjavor të sulmeve ndaj Iranit, me kusht që Teherani të garantonte rihapjen e menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi u shpreh se Irani do të sigurojë kalim të sigurt gjatë periudhës së armëpushimit, në koordinim me forcat e armatosura, duke shtuar se operacionet “mbrojtëse” do të ndalen nëse ndalen sulmet ndaj vendit.
Lajme nga bota
“Gjithçka është gati” – Trump jep njoftimin e ri pasi u shkelë marrëveshja e armëpushimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se nëse armëpushimi nuk respektohet plotësisht, forcat amerikane do të veprojnë me forcë të madhe ndaj Iranit.
“Të gjitha anijet, avionët dhe personeli ushtarak amerikan, me municione, armë shtesë dhe gjithçka tjetër të përshtatshme dhe të nevojshme për ndjekjen vdekjeprurëse dhe shkatërrimin e një armiku tashmë të degraduar në mënyrë të konsiderueshme, do të mbeten në vend në dhe përreth Iranit, derisa MARRËVESHJA E VËRTETË e arritur të respektohet plotësisht. Nëse për ndonjë arsye nuk respektohet, gjë që është jashtëzakonisht e pamundur, atëherë fillojnë “Të shtënat”, më të mëdha, më të mira dhe më të fuqishme që janë parë ndonjëherë” shkroi Trump.
Ai shtoi se, pavarësisht të gjithë retorikës së kundërt, ASNJË ARMË BËRTHAMORE nuk do të përdoret dhe se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur dhe e sigurt.
“Ndërkohë, Ushtria jonë e madhe po ngarkohet dhe po pushon, duke pritur me padurim, në realitet, pushtimin e saj të ardhshëm. AMERIKA ËSHTË KTHYER!” përfundoi presidenti amerikan herët të enjten në mëngjes.
Lajme nga bota
Ari, i cili kohët e fundit po thyente rekorde tani ka një rënie të ndjeshme nga kulmet e fundit
Ari, i cili kohët e fundit po thyente rekorde, tani po përballet me presion dhe paqëndrueshmëri të fortë. Sipas të dhënave të fundit, metali i çmuar po tregtohet me rreth 4,050 deri në 4,100 euro për ons ose 130 euro për gram, një rënie e ndjeshme nga kulmet e fundit.
Investitorët janë kapur në befasi, pasi një rritje dramatike pasoi një korrigjim që fshiu disa nga fitimet vetëm në pak ditë. Ata thonë se pas kësaj turbulence qëndron një kombinim i disa faktorëve, siç janë forcimi i dollarit, rritja e normave të interesit dhe pasiguria në tregjet globale.
Analistët thonë se interesi për arin mbetet i lartë, veçanërisht për shkak të rreziqeve gjeopolitike dhe politikave të bankës qendrore. Kohët e fundit, ari ka parë gjithashtu rritje afatgjatë, duke e forcuar më tej statusin e tij si një mbrojtje kundër goditjeve ekonomike.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

