Lajme nga vendi
Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre
Aplikacioni celular i zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u mundëson prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve akses të thjeshtë në ditarin elektronik dhe në këtë mënyrë lehtësisht dhe në baza ditore të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre”.
Për këtë risi sot në konferencë për media informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila theksoi se aplikacioni mundëson vështrim në orarin dhe përmbajtjen e orëve mësimore të nxënësve, rregullsinë e orëve – mungesat e arsyetuara dhe të paarsyetuara, detyrat e shtëpisë, notat e marra dhe dëftesat e lëshuara.
“Aplikacioni mund të shkarkohet në ednevnik.edu.mk ose përmes banerit të vendosur në ueb faqen e Ministrisë dhe të instalohet në çdo pajisje smart, telefon celular apo tablet, pavarësisht nga lloji i sistemit operativ. Është i thjeshtë për t’u përdorur dhe duke u kyçur dhe duke autentikuar me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim që aktualisht përdorin për të hyrë në ditarin elektronik, mbi 200 mijë prindër dhe kujdestarë, aq sa janë regjistruar deri më tani, mund të kenë qasje të shpejtë në informacione për procesin arsimor të fëmijëve të tyre në çdo kohë”, tha Janevska.
Ministrja theksoi se të gjitha të dhënat që janë futur në ditarin elektronik, arkivohen dhe përdoruesi i aplikacionit ka pasqyrë për të dhënat nga viti aktual, por edhe nga çdo vit shkollor i mëparshëm.
“Tani më kemi testuar dhe verifikuar funksionalitetin e aplikacionit. Jam e sigurt se do të jetë shumë i dobishëm, sepse nuk ka prind apo kujdestar që nuk është i interesuar të ndjekë dhe të marrë pjesë në arsimimin e fëmijës së tij. Përgjegjësia për edukimin e të rinjve është e përbashkët dhe e njëjtë si për institucionet poashtu edhe për familjet e nxënësve”, theksoi ministrja.
Janevska po ashtu theksoi se për çdo mbështetje të përdoruesit gjatë hyrjes, fjalëkalimin e harruar ose sqarime shtesë në lidhje me përdorimin e aplikacionit të ri, ekipi i ekspertëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është i disponueshëm në çdo kohë në adresën ednevnik@ednevnik.edu.mk.
Me qëllim të zvogëlimit të punës administrative të mësimdhënësve, Janevska informoi se të dhënat nga ditari elektronik do të shtypen vetëm një herë në vit, përkatësisht në fund të vitit shkollor, në vend se në baza mujore siç ishte deri më tani.
Ajo gjithashtu tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon për digjitalizimin e përshpejtuar të sferës arsimore. Lidhur me këtë, ministrja theksoi se së shpejti do të fillojë pilotimi i sistemit të ri elektronik për punë administrative në shkolla dhe ditarit elektronik në më shumë shkolla, para se të zbatohen zyrtarisht.
“Jemi duke përgatitur disa regjistra elektronik që do të përdoren për nevojat e shkencës, për njohjen e kualifikimeve të huaja të arsimit të lartë dhe për evidentimin e bursistëve – studentëve maqedonas jashtë vendit dhe lidhjen e tyre me punëdhënësit. Paralelisht, vazhdojmë të sigurojmë rrjet cilësor të infrastrukturës së TI-së në shkolla, mjete të reja digjitale në mësimdhënie dhe do të vazhdojë digjitalizimi i teksteve shkollore”, shtoi Janevska.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

