Connect with us

Lajme nga vendi

ME MEMORANDUM ZYRTARIZOHET BASHKËPUNIMI SHUMËVJEÇAR MES KOMISIONEVE RREGULLATORE TË ENERGJETIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE GREQISË

Published

on

Postulate në bazë të të cilave do të avancohet funksionimi i tregjeve nacionale dhe rajonale energjetike, si dhe shërbimeve për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, ndër të tjera definohen në Memorandumin e bashkëpunimit që paradite në Athinë e nënshkruan Komisioni Rregullator i Energjetikës së Republikës së Maqedonis së Veriut (KRE) dhe Komsionit Rregullator të Energjetikës, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave së Greqisë (RAAEI), ndërsa të dy kryetarët shprehën kënaqësi që është kurorëzuar edhe bashkëpunimi i zyrtarizuar shumëvjeçar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Memorandumi i bashkëpunimit është në sferën e energjisë, ujit dhe mbeturinave, ndërsa kryetari i KRE-së, Marko Bislimoski, theksoi se nënshkrimi i memorandumit, në mënyrë protokollare është një akt ceremonial, por personalisht për ta si institucion “ka rëndësi më dimensionale dhe iu referua komunikimit dhe bashkëpunimit të deritanishëm me RAAEI-në greke”.

“Me këtë u zyrtarizua bashkëpunimi i kahershëm tradicional, me të cilin vendosim standard në cilësinë e zgjidhjeve, duke aplikuar një qasje rajonale kur bëhet fjalë për: një treg energjie konkurruese, të sigurt dhe të qëndrueshëm, nga i cili do të përfitojnë qytetarët dhe industria e të dy vendeve. Ciklet që kanë kaluar politikisht dy vendet tona janë krejtësisht të ndryshme nga përvoja që kemi ne rregullatorët. Pak dihet në publik se së bashku me rregullatorin grek kemi ndërtuar një komunikim dhe besim të përkryer. Kjo është kryesisht rezultat i mentalitetit të rregullatorëve të cilët, veçanërisht gjatë krizës pandemike dhe energjetike, së bashku kërkuan zgjidhje për të zbutur goditjet e çmimeve”, theksoi Bislimoski.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu kënaqësinë që ky bashkëpunim “do të thellohet në sektorët e rregullimit të ujit dhe mbetjeve”, dhe në fushën e gazit natyror dhe derivateve të naftës “jemi në dispozicionin tuaj me gjithë njohuritë dhe përvojën tonë”.

Profesori Atanasios Dagumas, kryetari trupit rregullator grek theksoi se me nënshkrimin e memorandumit do të përforcohet ekspertiza rajonale në fushat, të cilat rregullatorët i rregullojnë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat