Connect with us

Lajme nga vendi

MPB: Mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet të jetë shkaku i përleshjes së armatosur në Çair

Published

on

Nga Ministria e Punëve të brendshme për TV21 thonë se nga përleshja e djeshme me armë në Çair ka mbetur i vrarë një person, shkruan TV21. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me iniciale H.B.

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

“Më datë 10.02.2025, rreth orës 23:50, në SPB- Shkup është raportuar se në një parking në zonën e Çairit, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme në komunikacion, mes dy grupeve ka pasur konflikt, gjatë së cilës janë përdorur edhe armë zjarri”, thonë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se për rastin tashmë ka edhe 4 të arrestuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.

Advertisement

“Po ashtu, pasi janë marrë masa dhe për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup rreth orës 01:40 në spital kanë privuar nga liria B.B.(39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit kanë privuar nga liria N.D. (22) nga Shkupi, ndërsa më pas janë gjetur dhe janë privuar nga liria R.R. (41) dhe K.T. (28), të dy nga Shkupi”, shtojnë nga MPB.

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!

Published

on

Sot, në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e RMV-së, iu përgjigja pyetjeve të ardhura nga deputetët e opozitës.
Me këtë rast theksova se ne jemi të detyruar të merremi me korrigjimin e gabimeve të së kaluarës, duke ofruar zgjidhje për këto probleme. Andaj ne nuk merremi me propagandën e opozitës.
Transparenca dhe përgjegjshmëria mbeten parimet tona udhëheqëse dhe pikërisht për këtë edhe puna jonë dallon qartë nga përbërjet e kaluara qeveritare.
Të zënë me gjëra që nuk kanë qenë interes i qytetarëve, ata nuk kanë pasur kohë të merren me problemet reale të njerëzve.
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Ne do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve, duke i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke punuar me përkushtim për zgjidhje konkrete në interes të të gjithëve.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Dogana e Maqedonisë sekuestron ar në vlerë të 9,460 €

Published

on

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.

“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Më të lexuarat