Connect with us

Lajme nga vendi

Gerasimovski: Ndalesa për celularë në shkollat fillore në Qendër funksionon në mënyrë të shkëlqyer, nxënësit janë më të fokusuar në mësim

Published

on

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski informon se ndalesa për përdorimin e telefonave celularë gjatë mësimit funksionon në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha tetë shkollat fillore.

“Ndalimi i përdorimit të celularit gjatë orëve të mësimit po jep rezultate. Ne kemi dy vjet që e zbatojmë këtë masë në shkollën fillore “Shën Cirili dhe Metodi” dhe është e dobishme. Studentët janë plotësisht të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe cilësia e procesit arsimor është përmirësuar. Me rekomandimet që i kanë pranuar të tetë shkollat ​​fillore në Qendër, ne po ofrojmë kushte më të mira mësimore dhe po kontribuojmë në zhvillimin e një atmosfere pozitive shkollore. Duke reduktuar përdorimin e celularëve gjatë orës së mësimit, nxënësit do të mësojnë rëndësinë e disiplinës personale dhe do të kenë shoqërizim më të madh me bashkëmoshatarët e tyre”, thekson Gerasimovski.

Komuna Qendër, siç thonë nga atje, është komuna e parë në vend që ka filluar me implementimin e një mase të këtillë. Rekomandimet për ndalesë e përdorimit të të telefonave celularë, theksojnë nga Komuna Qendër, janë pranuar edhe në procesin zgjedhor në një pjesë të vendeve evropiane.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat