Connect with us

Lajme nga vendi

Ministria e Mjedisit fillon prezantimet publike të fushatës ‘Ndryshim pozitiv’ me komunën e Çairit

Published

on

 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se gjatë muajit shkurt do të mbahen 8 prezantime publike të fushatës nacionale “Ndryshim pozitiv”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimin për menaxhimin e duhur të mbeturinave.

Fushata do të zbatohet në një komunë në secilin rajon planortë vendit, përkatësisht në komunat: Çair, Kumanovë,Tetovë, Manastir, Strugë, Strumicë, Kavadar dhe Shtip.

Fushata “Ndryshim pozitiv” do të fillojë më 13 shkurt 2025 në komunën e Çairit, me një prezantim para përfaqësuesve të komunave nga Rajoni Planor i Shkupit, të cilëve do tu ndahen materiale promovuese dhe edukative për rëndësinë, efektet dhe përfitimet e një sistemi të mirë dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, i cili kërkon edhe forcimin e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore në këtë segment.

Ministria e Mjedisit thekson se përgjegjësia për menaxhimin e duhur të mbetjeve është e të gjitha palëve të interesuara: Qeverisë, komunave, subjekteve juridike që menaxhojnë mbetjet, qytetarëve, sektorit privat dhe vetëm me sjellje të përgjegjshme nga të gjitha palët mund të tejkalohet ky problem shumë dekadësh.

Për funksionimin e suksesshëm të sistemit të ri, nuk mjafton vetëm krijimi i infrastrukturës dhe sigurimi i kontejnerëve për përzgjedhje, por duhet t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për mbetjet dhe të krijojnë zakone për kontroll më të mirë mbi menaxhimin e mbetjeve.

Advertisement

Fushata financohet përmes Programit Vjetor të Financimi rrjedhës për menaxhimin e mbetjeve. Mjetet e shfrytëzuara për financimin e kësaj fushate janë të ndara nga tarifa e paguar nga tregtarët për qytetarët që blejnë qese plastike, në vlerë të përgjithshme prej 13.450.000,00 denarë.

Përveç përgatitjes së materialeve promovuese, spoteve televizive, emisioneve etj. (i cili mund të shkarkohet në LINKUN e mëposhtëm) në kuadër të fushatës do të mbahen edhe aktivitete në 8 shkolla në vend dhe nga një ngjarje në secilin prej rajoneve planifikuese.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat