Sport
KF BESA: MAKSIMALISHT E PËRGATITUR PËR SEZONIN PRANVEROR
Me ndeshjet e xhiros së 19-të të dielën me fillim në ora 14:00, nis pjesa e pranverore e kampionatit 2024/2025, në ligën e parë të futbollit vendor. Të dielën krahas ekipeve që luftojnë për titullin kampion, një ndeshje shumë domethënëse do të zhvillohet edhe në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër aty ku do të përballen dy skuadrat që luftojnë për mbijetesë Voska Sport dhe Besa e Dobërdollit. Televizioni Koha ishte e pranishme në një seancë stërvitore të ekipit nga Dobërdollit vetëm tre ditë para se të nisë pjesa pranverore e kampionatit ku mori opinionin e trajnerit Gorazd Mihajllov i cili vlerësoi pozitivisht punën pesë javore të fazave përgatitore
“ Tashmë po afrohet edhe fillimi i pjesës pranverore për të cilat besoj se do të jenë mjaftë interesante nga shkaku se shumë ekipe janë përforcuar. Të njëjtën mund ta themi edhe për ne pasi jemi freskuar në pozicione ku mendonim se kemi nevojë. Mendoj se jemi të kënaqur edhe me lojtarët më të cilët disponojmë. Gjithashtu edhe rezultatet që i shënuam në këtë periudhë përgatitore na japin shpresë se duhet pozitivisht të shikojmë për pjesën tjetër të kampionatit, Jemi të vetëdijshëm se do të jetë rëndë, jemi të vetëdijshëm për situatën. Megjithatë thash edhe më parë se nuk është hera e parë që gjendem në këtë situatë dhe besoj në këtë prektë të ekipit Besa , besoj në këto lojtar dhe në stafin teknik që janë rreth meje dhe besoj se maksimalisht jemi të përgatitur dhe se mision që kemi pas nesh mbetjen në elitën e futbollit do ta realizojmë”, deklaroi trajneri Gorazd Mihajllov.
Trajner Mihajllov për ndeshjen kundër Voska S;port në Ohër tha se shkojnë për fitore të sigurt edhe pse nuk do të jetë lehtë
“Po mirë është normale që të presim fitore, normalisht për atë punojmë unë që kur erdha u thash djelmoshave se nuk duhet ti shikojmë ndeshjet miqësore por duhet të fokusohemi për xhiron e parë dhe faktikisht ne u përgatitëm për ndeshjen e raundit të parë kundër Voskës. Normalisht më një fillim të mbarë edhe vetëdija te futbollistët do ngritët dhe normalisht të nxjerrim rezultat pozitiv në Ohri. Nuk kemi çka të fshehim shkojmë për tri pikë“ tha trajneri Mihajllov
Me punën që është bë gjatë fazave përgatitore optimist për një fillim të mbarë në sezonin pranverore para mikrofonit të televizionit Koha u shprehë edhe kapiteni Armend Alimi
“Kemi bërë një përgatitje shumë të mirë, kemi qenë edhe në Ohër në një mini përgatitje 7 ditë. Kemi zhvilluara 4 ndeshje mos gabofsha, kemi korrur të gjithat fitore. Mendoj se fizikisht jemi shumë mirë, po ashtu edhe psiqikisht e dimë se na pret një punë e rëndë. E dimë situatën e ku jemi , edhe situata nuk na jep komoditetin që të jemi të lirë për ndeshjet. Çdo ndeshje për ne do të jetë finale, ndërsa finalja e parë do të jetë kundër Voskës. Situata në Voskë e dimë se si është por ajo nuk na çorienton por përkundrazi maksimalisht jemi motivuar dhe koncentruar për tu kthyer me tre pikë” deklaroi Armend Alimi kapiten i ekipit Besa
Kujtomë se Besa në sezonin vjeshtor nga 18 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje duke u renditur në pozitën e 10-të, ndërsa Voska Sport me 2 fitore, 6 barazime dhe 10 disfata me 12 pikë mbanë pozitën e fundit. Ndeshja e së dielës Voska Sport – Besa e Dobërdollit luhet të dielën me fillim në ora 14:00.
Shaban Sinani – TV Koha

Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota3 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

