Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, Anketa zbuloi zhgënjimin e madh të qytetarëve nga sistemi politik dhe institucionet

Published

on

“Qytetarët kanë besim të ulët te partitë politike dhe liderët e tyre. Zhgënjim i madh nga sistemi politik dhe institucionet. Klientelizmi elektoral është i pranishëm, edhe pse qytetarët në përgjithësi i perceptojnë zgjedhjet si të drejta dhe efektive”. Këto janë disa nga gjetjet kryesore nga Anketa e Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Juridiko-Politike, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, shkruan Portalb.mk.

Instituti ka publikuar Raportin e plotë të anketës paszgjedhore për zgjedhjet e vitit 2024, i cili ofron një vështrim të thelluar mbi sjelljen zgjedhore, preferencat politike dhe qëndrimet e votuesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anketa është pjesë e Hulumtimit Krahasues të Sistemeve Zgjedhore (CSES – Comparative Study of Electoral Systems), i cili analizon sistemet zgjedhore dhe sjelljen zgjedhore në mbi 60 vende në mbarë botën.

Nga aty njoftojnë se, shumica e pyetjeve të anketës janë marrë nga pyetësori i standardizuar i CSES, ndërsa disa janë formuluar posaçërisht nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Juridiko-Politike (IHSPJ) për të pasqyruar rrethanat specifike politike në Maqedoninë e Veriut.

“Perceptimet mbi vlerat e partive politike – Për votuesit, vlerat më të rëndësishme kur zgjedhin një parti janë drejtësia, orientimi evropian dhe puna e ndershme. Megjithatë, ka dallime të qarta në perceptimet e vlerave midis mbështetësve të opsioneve të ndryshme politike, duke reflektuar ndarjen e publikut mbi vizionin për të ardhmen e vendit.

Qytetarët kanë besim të ulët te partitë politike dhe liderët e tyre. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se shumica e qytetarëve janë skeptikë ndaj partive politike dhe liderëve të tyre, me perceptimin dominues se ata nuk veprojnë në interes të publikut dhe nuk përmbushin pritshmëritë e qytetarëve”, shkruan në Raportin e Institutit.

Advertisement

Në raport theksohet zhgënjimi i madh nga sistemi politik dhe institucionet. “Qytetarët shprehin pakënaqësi të madhe me funksionimin e demokracisë në vend dhe besojnë se institucionet nuk e përmbushin rolin e tyre në raport me qytetarët. Besimi i ulët në institucionet shtetërore rrit ndjenjën e apatisë politike dhe ul besimin në mundësinë e ndryshimeve pozitive përmes mekanizmave institucionalë. Ndërkohë, mbështetja për demokracinë si një formë e qeverisjes mbetet e qëndrueshme”.

Klientelizmi, elektoral është i pranishëm, edhe pse qytetarët në përgjithësi i perceptojnë zgjedhjet si të drejta dhe efektive. Sipas studimit, qytetarët përgjithësisht i konsiderojnë zgjedhjet të drejta dhe efektive si një instrument për ndryshime politike. Megjithatë, fenomeni i klientelizmit mbetet i pranishëm, me disa votues që raportojnë përvojat e tyre me presione, premtime për punësim ose forma të tjera të shërbimeve politike në këmbim të votës.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat