Connect with us

Lajme nga vendi

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri në Konferencën Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore në Marok

Published

on

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, po merr pjesë në Konferencën e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore, që po mbahet në Marok, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për vlerësimin e progresit në zbatimin e Planit Global 2021-2030 dhe për forcimin e angazhimit për një mobilitet të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Në kuadër të konferencës, është nënshkruar një marrëveshje për zbatimin e këtij plani, duke riafirmuar angazhimin për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve në rrugët e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca vazhdon edhe në ditët në vijim, ku Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri ka mundësinë të takojë ministra nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet për një sistem rrugor më të sigurt. Ajo është e angazhuar të përfitojë nga praktikat dhe eksperiencat më të mira për të zbatuar në përmirësimin e sigurisë rrugore në vend.

Lajme nga vendi

SHGM: Të sigurohet respektim dhe punë e papenguar e punonjësve mediatikë në vendvotime

Published

on

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u bën apel Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet. Informimi profesional, i saktë dhe në kohë i publikut për rrjedhën e procesit zgjedhor është thelbësor për besimin në zgjedhje, informon PressOnline.al

Deri te SHGM këtë mëngjes janë raportuar disa raste të pengimit të punës së ekipeve gazetareske:

Shkup: Komuna Karposh, (IM 2626) ndaj gazetares Elida Zulbeari ka pasur përpjekje për t’i marrë telefonin celular dhe sjellje të pahijshme nga zëvendëskryetari i komisionit, pas çka ka pasur ndërhyrje nga MPB, për çka do të kërkojmë nga KSHZ të ndërmarrë sanksione ndaj zyrtarit.
Ohër (IM 1270): Një ekipi nga televizioni publik iu pamundësua hyrja në orët e hershme të mëngjesit me arsyetimin se, përveç legjitimitetit gazetaresk, duhet të posedojë edhe “akreditim nga KSHZ”. Pas reagimit të kolegëve dhe ndërhyrjes në vendngjarje, hyrja u mundësua dhe puna vazhdoi.
Tetovë: Një gazetar u pengua të marrë deklaratë nga anëtarë të këshillit zgjedhor, me arsyetimin për “mungesë të akreditimit”.

SHGM apelon deri te KSHZ dhe MPB që menjëherë t’i njoftojnë të gjitha këshillat zgjedhore dhe personat zyrtarë se për gazetarët nuk kërkohet akreditim nga KSHZ, me qëllim të shmangen keqkuptime të reja gjatë ditës. Do të vazhdojmë t’i ndjekim rastet, të reagojmë institucionalisht dhe të informojmë për rezultatet.

Theksojmë se për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në Maqedoni, përveç legjitimitetit gazetaresk nga mediumi për të cilin raportojnë, nuk kërkohet ndonjë akreditim i veçantë nga KSHZ për prani dhe raportim nga vendvotimet. Prandaj, këshillat zgjedhorë, zyrtarët policorë, vëzhguesit dhe/ose faktorë të tjerë nuk kanë bazë ta kushtëzojnë punën e tyre me leje shtesë. Njëkohësisht, SHGM bën thirrje për respektim të rregullave zgjedhore: gazetarët kanë të drejtë të xhirojnë ambientin e përgjithshëm dhe deklaratat, pa cenuar fshehtësinë e votimit dhe pa penguar zhvillimin e procesit.

Advertisement

I bëjmë thirrje këshillave zgjedhorë nga të gjitha vendvotimet:

  • të mundësojnë hyrje të papenguar për ekipet gazetareske me legjitimitet të dukshëm gazetaresk;

  • të lejojnë xhirime dhe deklarata në hapësirat ku kjo nuk rrezikon fshehtësinë e votimit;

  • në rast të keqkuptimeve, së pari të kërkojnë udhëzime nga KZK/KSHZ, në vend që të kufizojnë hyrjen.

I inkurajojmë edhe gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët:

  • gjithmonë të mbajnë legjitimitetin gazetaresk dhe të prezantohen nëse kërkohet;

  • të respektojnë udhëzimet e këshillit, kur ato kanë të bëjnë me fshehtësinë e votimit;

  • në rast të ndonjë pengese, menjëherë ta evidentojnë rastin (kohën, vendin, vendvotimin, personat) dhe të kontaktojnë SHGM-në.

Për ndihmë juridike dhe praktike, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund t’u drejtohen koordinatorëve rajonalë të SHGM-së në Shtip, Strumicë, Bitola, Ohër, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe kontakteve të SHGM-së në Shkup.
SHGM mbetet në dispozicion për çdo mbështetje që do të mundësojë raportim profesional, të sigurt dhe të papenguar nga vendvotimet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: 2 të arrestuar dhe 5 të thirrur, për blerje votash

Published

on

Dy persona janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative nga policia, në lidhje me veprën penale të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve.

“Sot, rreth orës 09:00, në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria B.H. (72) dhe D.S. (36), të dy nga Krusheva, për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën ‘blerje votash gjatë zgjedhjeve’. Në lidhje me të njëjtën ngjarje, në Stacionin Policor të Prilepit janë ftuar për bisedë informative edhe S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva me vendbanim në Prilep”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu, janë paraqitur disa denoncime për agjitacion gjatë procesit të votimit në disa vendvotime, por sipas autoriteteve, pas ndërmarrjes së masave të nevojshme, deri më tani nuk janë konfirmuar këto pretendime.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ODIHR: Vëzhguesit ndërkombëtarë monitorojnë gjithë procesin zgjedhor, jo vetëm ditën e votimit

Published

on

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet lokale në vend, Mateo Mekaci, deklaroi sot se vëzhguesit po monitorojnë të gjithë aspektet e lidhura me procesin zgjedhor. Ai theksoi se nuk është i rëndësishëm vetëm dita e zgjedhjeve, por edhe proceset parazgjedhore dhe ato që ndodhin pas ditës së votimit.

Gjatë vizitës në vendvotimin e Shkollës Fillore “Liria” në komunën e Çairit, Mekaci theksoi se Misioni përbëhet nga 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët mbikëqyrin procesin në të gjithë territorin e vendit.

“Ne jemi këtu si një mision ndërkombëtar vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse gjithçka po zhvillohet sipas standardeve. Ky vendvotim që shihni pas nesh është një nga shumë vendvotime që po monitorojmë. Misioni ynë përbëhet nga rreth 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të shpërndarë në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Mekaci.

Ai shtoi se misioni është vendosur shumë para ditës së zgjedhjeve, me 24 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në gjithë vendin, të cilët monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor.

“Siç thamë, nuk është i rëndësishëm vetëm dita e votimit, por edhe proceset parazgjedhore dhe ato që ndodhin pas ditës së zgjedhjeve. Ne monitorojmë të gjithë aspektet që lidhen me zgjedhjet: regjistrimin e votuesve, fushatën zgjedhore, financimin e fushatës, qasjen në media, votimin gjatë ditës së zgjedhjeve, numërimin e votave dhe të tjera”, përfundoi Mekaci.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat