Connect with us

Lajme nga vendi

Vazhdon debati publik për ndryshime ligjore për siguri më të madhe në komunikacion

Published

on

Në Kuvend, sot në orën 13:00, në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive duhet të vazhdojë debati publik për nevojën për ndryhsime të rregullativës ligjore me qëllim të prëforcimit të sigurisë në komunikacion. Në mbledhjen e sotme pritet të ceken konkludimet nga debati i mbajtur publik i cili filloi më 7 shkurt. Në debatin publik folën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, kryetari i Këshillit republikan për siguri, Goran Angellkovski, profesorë nga Fakulteti juridik dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet kompetente.

Toshkovski me atë rast tha se fokusi nuk guxon të jetë vetëm në ligje, në ashpërsimin e dënimeve, por në ndërtimin e një sistemi i cili do të mundësojë eliminim konkret të pandëshkueshmërisë. Preventiva është me rëndësi sipas tij, por njejtë me rëndësi është të ketë sistem efikas për evidencë të rrecidivistëve me sanksione të ashpra që me të vërtetë do të zbatohen, në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e sjelljeve të njejta të rrezikshme.

Në pjesën e ndryshimeve ligjore, ai konsideroj  se është e domsodoshme revidimi i dispozitave ligjore të cilat i rregullojnë kundërvajtjet në trafik.

“Konsideroj se duhet ta revidojmë nenin 297 të Kodit penal i cili ka të bëjë me vozitjen e pandërgjegjshme, përkatësisht në mënyrë të qartë të distancohet nga dispozitat ekzistuese të cilat rregullojnë kundërvajtje në trafik në LSKRR në pjesën e vozitjes së shpejtë dhe në vend se në mënyrë alternative të shqiptohet gjoba, e njejta, në mënyrë kumulative të shqiptohet me dënim me burg. Duhet të parashihet edhe inkriminimi i drejtimit të automjetit motorizues pa patent shofer, sepse numrat janë të frikshme – në vitin 2022 u konstatuan  16.359 kundërvajtje për drejtim të automjetit motorizues pa patent shofer, në vitin 2023 19.885, ndërsa në vitin 2024 19.000 kundërvajtje. Gjithashtu mendojmë edhe për vendosje të masës së detyrueshme – marrje e automjetit gjatë rasteve më të rënda të vozitjes së pandërgjegjshme”, nënvioi Toshkovski.

Theksoi se po punohet edhe në zgjerimin e mundësive të sistemit “Qyteti i sigurt” në pjesën e sanksionimit automatik të automjeteve të paregjistruara, ndërsa në fazë përgatitore është edhe furnizimi i testeve për drogë.

Advertisement

Ministri Fillkov në debatin publik informoi se ministritë e Drejtësisë, Punëve të Brendshme, gjykatës nga Sektori për kundërvajtje në Gjykatën penale Shkup dhe profesorë universitarë, po punojnë në implementimin e ndryshimeve të reja ligjore në Ligjin për kundërvajtje dhe Ligjin për siguri të komunikacionit në rrugë.

Nisma për debatin publik pasoi pas rastit me Frosina Kullakovën, e cila më 29 janar u shkel për vdekje në kalimin për këmbësorë në bulevardin “Aradhat partizane” nga ana e 20-vjeçarit Vasill Jovanov nga Shkupi.

Nisma për mbajtje të debatit publik u parashtrua nga ana e deputetëve të partive në pushtet, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, ndërkaq mbështetje dhanë deputetët nga të gjitha partitë politike.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat