Connect with us

Lajme nga vendi

BUKURIT E SHARRIT ORGANIZUAN MARSH DERI TE GJOLI I GORJANIT

Published

on

Në organizim të Shoqatës Bjeshkatare Bukuritë e Sharrit  të Bogovinës të dielën  u  organizua marshi tradicional nga fshati Pirok deri te Gjoli i Gorjanit  që është 14  kilometra  në dy drejtime  dhe me naltësi mbidetare 700 metra.  Mbi 200 pjesëmarrës të këtij marshi ishin me përgatitje sipas rregullave që kërkon marshi .Në këtë marsh tradicional pjesëmarrës ishin shoqatat bjeshkatare nga vendi, Kosova dhe Lugina e Preshevës. Para nisjes së kryetari i Shoqatës bjeshkatare  Bukuritë e Sharrit, Nazmi Zeqiri falënderoj Komunën e Bogovinës  për  përkrahjen

 “Ky organizim  nuk  do të behej nëqoftëse nuk kishim ndihmën e aktivistëve  të fshatit Pirok dhe  nëpër gjithësi krejt fshati na  ka pranuar  shumë mirë. Kemi  donatorin e vazhdueshëm  Komunën e Bogovinës që gjithmonë na  ka dhënë mbështetje. Ne  nuk  do të ishin  sot  si Shoqatë nëse  nuk  do ta  kishim atë, Kështu që  e  falënderoj  në emër të Shoqatës, në emër të gjithë anëtarëve  për mirësinë dhe ndihmën  që na ka dhënë” tha  Nazmi Zeqiri kryetar i Shoqatës Bjeshkatare ‘’BURURIT E SHARRIT’’

I pranishëm  në këtë event të Bjeshkatarëve ishte edhe kryetari i komunës së Bogovinës  Besnik Emshiu pjesëmarrësve  iu uroj marshim  sa më të lehtë

 BESNIK EMISHIU – KRYETAR I KOMUNËS SË BOGOVINËS

“Mirë se keni ardhur  në këtë event që organizohet nga  Shoqata Bukurit e Sharrit. Unë pasi e shohë që sot është koha e mirë ju dëshiroj që sa më lehtë dhe sa më mirë ta kaloni at agjendë  të cilën e keni parapa. Rrugë të mbarë “  tha Besnik Emshiu kryetar i Komunës s% Bogovinës

Advertisement

Kryetari i Unionit të Shoqatave  bjeshkatare  në Maqedoninë e Veriut  Fari Rexhepi  para të pranishmëve  apeloi tek të gjitha komunat shqiptare  që të  përkrahin aktivitet e këtilla   të Shoqatave Bjeshkatare.

 “ Të nderuar të pranishëm nuk mund që të mos përshëndes prezencën e kryetarit të Komunës së Bogovinës të nderuarin Besnik Emshiu I cili vazhdimisht I përkrahë aktivitetet bjeshkatare  dhe Shoqatën Bjeshkatare  “Bukurit e Sharrit”. Kur  jemi këtu të bëjë një apel te kryetarët e komunave  shqiptare që të ndjekin apo të marrin shembullin e kësaj komune “ tha  Fari Rexhepi kryetar  I shoqatave  bjeshkatare  në RMV

Njëri ndër  bjeshkatarët  më me përvoj Buran Izairi, anëtari i Shoqatës Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” u  shprehë I kënaqur  me  numrin e  pjesëmarrësve në kët  marsh tradicional

 “Në këtë tubim marrin pjesë të gjitha shoqatat të cilat  gravitojnë në teritorin e Republikës së Maqedoonisë së Veriut, edhe  jashtë saj kemi  gtë ftuar nga Shqipëria, nga Kosova, nga Lugina e Preshevës. Ky është një manifestim tradicional të cilën e organizon  Shoqata jonë” tha  Buran Iyairi bjeshkatar

Pjesëmarrsit në marshin tradicional  deri në fshatin Rakovec  kanë udhëtuar me  vetura  private, ndërsa  marshi nga  Rakoveci  ka vazhduar ecja  deri  në vendin e quajtur Shavar ku gjendet Gjoli dhe vila e Gradecit  ku janë pritur nga activist të këtij sporti  nga  fshati Gradec, ndarsa  pas  kthimit  në Rakovec  nga ana e Shoqatës ishte  përgatitur  një drake e përbashkët  dhe  janë ndarë mirënjohje. TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat