Connect with us

Lajme nga vendi

Mjekët amë në grevë për shkak të nevojës për verifikim në “Termini im”: Nuk jemi operatorë telefonikë, por mjekë

Published

on

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Amë, Lilia Çolakova Dervishova, tha se sot nga ora 11:00 të gjithë mjekët privatë amë kanë qenë në grevë pasi kanë marrë urdhër nga “Termini” (autoriteti elektronik i shëndetësisë) pa paralajmërim për verifikimin e telefonave celularë të pacientëve para se të lejohen t’i kontrollojnë. Sipas mjekes, mëngjesin e sotëm sistemi “Termini im” nuk ka lejuar ekzaminimin e pacientëve, disa prej të cilëve kanë të vjella, me grip dhe sëmundje të tjera – deri në vërtetimin e numrit të celularit të pacientit.

“Nga ora 11:00 deri në orën 12:00, ne mjekët specialistë privatë nuk do të punojmë në shenjë revolte për këtë reformë që na imponoi “Termini im”. Nuk lejohemi të kontrollojmë, por fillimisht me hyrjen në ordinancë të pacientit duhet të verifikojmë celularin e tij. Ne nuk jemi operatorë telefonikë, por mjekë dhe nuk do të punojmë kështu. Unë kam një pacient me të vjella, të marramendur dhe duhet t’i them fillimisht, “prit, të kontrolloj numrin e telefonit”? Pastaj ju merrni një kod sms kthimi për verifikim, kështu që prisni dy minuta për çdo pacient dhe vetëm atëherë mund të lëshoj referime dhe të punoj. Ne nuk e pranojmë këtë dhe nuk do ta bëjmë. Kjo është punë e administratorëve, jo e mjekëve”, ka thënë për “Sloboden Peçat”, mjekja Çolakova Dervishova.

Sipas saj, sot “Termini im” vendosi të testojë këtë veçori të re duke verifikuar numrat e telefonit të pacientëve.

“Nuk është problem me pacientët më të rinj, ata thonë kodin menjëherë dhe nuk humbet kohë. Por humbet koha e çmuar gjatë pritjes së mbërritjes së mesazhit SMS për një pacient të moshuar, i cili mund të mos ndihet mirë, për shembull, për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa, vetëm pasi të jetë futur kodi nga mesazhi SMS, ne mund të fillojmë ekzaminimin, lëshimin e recetave ose përshkrimin e terapisë. Kemi pacientë të rritur që nuk kanë as celular, kemi edhe pacientë me demencë që mezi dinë të shkojnë te mjeku, e lëre më të thonë një kod nga një mesazh. Në vend janë 350 mijë pensionistë dhe mijëra prej tyre janë vetëm, nuk kanë telefon. Ka shumë të sëmurë kronikë dhe të moshuar për të cilët fqinjët telefonojnë për të na thënë të japim terapi”, tha për Meta.mk dr. Lilia Çolakova Dervishova, mjeke amë dhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo ka alarmuar menjëherë zv.ministrin, i cili nuk ishte njohur me reformën.

Advertisement

Meta.mk, për sqarim rreth këtij lajmi, iu drejtua autoriteteve në “Termi im” si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku presin përgjigje gjatë ditës.

Sipas saj, sistemi i vjetër i funksionimit duhet të rikthehet në mënyrë që ata t’u shërbejnë të gjithë pacientëve.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat