Connect with us

Lajme nga vendi

KUPA  E SHARRIT NISI SIPAS PRASHIKIMEVE TË ORGANIZATORIT

Published

on

Me  garat  në disiplinën  e sllallomit në Qendrën Rekreativ Sportive Kodra e Diellit,  sot  filloi edicioni i  41-të gara ndërkombëtare e skijimit Kupa e Sharrit, ku marrin pjesë 32 skiator në kategorinë e meshkujve dhe 5  në at të femrave nga  disa  vend  të rajonit. Organizator të Kupës së Sharrit kësaj radhe janë Federata e Skijimit me përkrahjen e Ministrisë së Sportit por edhe nga Federata  ndërkombëtare e skijimit FIS.  Për fillimin garave dhe organizimin e këtij eventi  nënkryetari i Federatës së skijimit tha është në nivelin e duhur

 ‘’Mendoj  se gjithçka ka shkuar në rregull. Kushtet ishin oke, plani ishte që  caku  i garës të jetë më poshtë dikund shkaku i publikut, mirëpo  nga  mungesa e dëborës u detyruam që ta  ngritëm pak më lartë shtegun. Mirëpo gjithçka ka  shkuar  në rregull, mendoj se shumica e garuesve me sukses e kanë kryer  lëshimin e parë  besoj  që edhelëshimin e dytë ka kryejnë me sukses. Më të mirët le të fitojnë. Sa  i përket pjesës së organizimitmendoj se kemi qenë kohë dhe me kushte perfektë për gara’’ deklaroi Dardan Dehari nënkryetar i Federatës së Skijimit

  Në këtë manifestim   ndërkombëtar të  skijimit gjuha shqipe është prezence vetëm në nëpër afishe  për  këtë  anëtari Këshillit Drejtues  Branisllav Lazarevski tha  se  nuk  ka  asnjë  tendencë tjetër

 ‘’Mendoj  se  nuk ka asnjë qëllim, ndërsa në postaret paralajmëruese  ka  edhe në  gjuhën shqipe. Mund  të verifikoni nëpër rrjetet sociale ‘’   tha anëtari KD të; Federatës së skijimit Branisllav Lazarevski


Drejtoria  e e  Qendrës reakretivo Sportive Kodra e Diellit  si  nikoqire  ka  ofruar  përkrahjen maksimale  për  mirëvajtjen e këtij eventi ndërkombëtar të skijimit

Advertisement

 ‘’Ne jemi nikoqir të këtij turneu tradicional të Kupës së Malit Sharr. Ne  i kemi mirëpritur organizatorët  e këtij turneu dhe  ju kemi  dhënë asistencën në të gjitha  nivelet dhe të  gjitha  anët me makineri dhe të gjitha  pajisjet  që  të  zhvillohet më  së miri kjo Kupë e Malit Sharr’’ tha  drejtori  iQendrës Turistike Kodra e Diellit Abdulgani Aliu.

Fituesit e garës në disiplinë e Sllallomit janë  tre  skiatorë nga  Bullgaria Konstatin Sotilov, Marko Semorixhiev dhe Ivan Glavçev. Garuesi  nga  maqedonia mirko Layareski doli i katërti , ndërsa  garuesi i Kosovës Klos Vokshi u rendit i teti. Garat   vazhdojnë nesër me  disiplinë e  sllallomit të madh.

Organizatori  për  fituesin e përgjithshëm të garës Kupa e Sharrit do të ndajnë si tradicionalisht krahas Kupave edhe qenin e Sharrit.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat