Lajme nga vendi
KUPA E SHARRIT NISI SIPAS PRASHIKIMEVE TË ORGANIZATORIT
Me garat në disiplinën e sllallomit në Qendrën Rekreativ Sportive Kodra e Diellit, sot filloi edicioni i 41-të gara ndërkombëtare e skijimit Kupa e Sharrit, ku marrin pjesë 32 skiator në kategorinë e meshkujve dhe 5 në at të femrave nga disa vend të rajonit. Organizator të Kupës së Sharrit kësaj radhe janë Federata e Skijimit me përkrahjen e Ministrisë së Sportit por edhe nga Federata ndërkombëtare e skijimit FIS. Për fillimin garave dhe organizimin e këtij eventi nënkryetari i Federatës së skijimit tha është në nivelin e duhur
‘’Mendoj se gjithçka ka shkuar në rregull. Kushtet ishin oke, plani ishte që caku i garës të jetë më poshtë dikund shkaku i publikut, mirëpo nga mungesa e dëborës u detyruam që ta ngritëm pak më lartë shtegun. Mirëpo gjithçka ka shkuar në rregull, mendoj se shumica e garuesve me sukses e kanë kryer lëshimin e parë besoj që edhelëshimin e dytë ka kryejnë me sukses. Më të mirët le të fitojnë. Sa i përket pjesës së organizimitmendoj se kemi qenë kohë dhe me kushte perfektë për gara’’ deklaroi Dardan Dehari nënkryetar i Federatës së Skijimit
Në këtë manifestim ndërkombëtar të skijimit gjuha shqipe është prezence vetëm në nëpër afishe për këtë anëtari Këshillit Drejtues Branisllav Lazarevski tha se nuk ka asnjë tendencë tjetër
‘’Mendoj se nuk ka asnjë qëllim, ndërsa në postaret paralajmëruese ka edhe në gjuhën shqipe. Mund të verifikoni nëpër rrjetet sociale ‘’ tha anëtari KD të; Federatës së skijimit Branisllav Lazarevski
Drejtoria e e Qendrës reakretivo Sportive Kodra e Diellit si nikoqire ka ofruar përkrahjen maksimale për mirëvajtjen e këtij eventi ndërkombëtar të skijimit
‘’Ne jemi nikoqir të këtij turneu tradicional të Kupës së Malit Sharr. Ne i kemi mirëpritur organizatorët e këtij turneu dhe ju kemi dhënë asistencën në të gjitha nivelet dhe të gjitha anët me makineri dhe të gjitha pajisjet që të zhvillohet më së miri kjo Kupë e Malit Sharr’’ tha drejtori iQendrës Turistike Kodra e Diellit Abdulgani Aliu.
Fituesit e garës në disiplinë e Sllallomit janë tre skiatorë nga Bullgaria Konstatin Sotilov, Marko Semorixhiev dhe Ivan Glavçev. Garuesi nga maqedonia mirko Layareski doli i katërti , ndërsa garuesi i Kosovës Klos Vokshi u rendit i teti. Garat vazhdojnë nesër me disiplinë e sllallomit të madh.
Organizatori për fituesin e përgjithshëm të garës Kupa e Sharrit do të ndajnë si tradicionalisht krahas Kupave edhe qenin e Sharrit.
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

