Lajme nga vendi
Mickoski: Në thirrjen e dytë deri më tani kanë aplikuar 34 komuna me 179 projekte, sigurojmë kushte dinjitoze për jetesë
“Thirrja e parë është përfunduar, thirrja e dytë është në vazhdim, projektet në vlerë prej 6 miliardë denarë tashmë u janë kaluar komunave me programe të ndryshme, disa nga komunat kanë përfunduar procedurat e tenderimit dhe po fillojnë me realizimin e atyre projekteve”, tha Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur seancës së sotme të pyetjeve të deputetëve.
Mickoski thotë se në shekullin e 21-të nuk mund të flitet për inteligjencë artificiale, ndërsa qytetarët të mos kenë kushte dinjitoze për jetesë.
“Interesimi i qytetarëve është shumë i madh dhe ka situata ku ata dalin nga shtëpitë e tyre për të shprehur mirënjohjen e tyre, sepse as nuk kanë pasur kanalizim, as asfalt, ndërsa disa prej tyre nuk kishin as ujë. Tani ata kanë kushte elementare të jetesës. Atë duhet ta sigurojë çdo Qeveri dhe vetëqeverisje lokale, që njerëzit të kenë kushte elementare të jetesës”, është decid ai.
“Nuk mund të flasim për inteligjencë artificiale, për teknologji të avancuar në shekullin e 21-të, ndërsa në shtëpi kemi shembuj ku njerëzit ecin në baltë, shtëpitë e tyre përmbyten me shiun e parë dhe nuk kanë ujë të pijshëm”, tha Kryeministri.
Mickoski shtoi se ky projekt ishte i nevojshëm dhe sipas informatave me të cilat disponon deri më tani, në thirrjen e dytë kanë aplikuar 34 komuna ose gjithsej 179 projekte.
“Kjo ishte e nevojshme, të investojnë në projekte kapitale për përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkëqytetarëve tanë. Nga dje kemi 34 komuna që kanë aplikuar për financim që do të jenë pjesë e thirrjes së dytë, ai numër ishte 179 projekte”, theksoi Mickoski dhe shtoi:
“Me këto 15 miliardë denarë që janë paraparë për nënprograme të ndryshme në buxhetin e ministrive të ndryshme, dalim në 21 miliardë denarë vetëm nga ky projekt, plus programet shtesë që i kanë ministritë”.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

